• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e PS e “pastër”, ja kandidatët me probleme me ligjin, mes tyre emra nga LIBRA, LSI, PDIU…

by A R
05/05/2017 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer verifikimet e listave të kandidatëve për deputetë të dorëzuara nga subjektet politike të regjistruara për zgjedhjet e 18 Qershorit.

Nga verifikimet e kryera, asnjë kandidat i Partisë Socialiste nuk rezulton të ketë pasur probleme me drejtësinë, apo të ketë fshehur ndonjë dënim.

Referuar të dhënave të publikuara nga KQZ, 18 kandidatë kanë fshehur dënimet.

Kandidatët me probleme i përkasin subjekteve LSI, PDIU, PDS, LIBRA, MEGA dhe PKD.

REZULTATET E HETIMIT TË KQZ

PARTIA LIBRA

1. FLORIAN VRANA GJONI kandidat në listën shumë emërore të Partisë LIBRA me numër rendor 9 në zonën zgjedhore Qarku Vlore ka deklaruar nje denim penal me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande nr.56 dt.09.05.2007 per vepren penale “Goditje per shkak te detyres” parashikuar nga neni 237/1 e K.Penal, denuar me 140 000 leke gjobe. Sipas shkresës me nr.3686/1 prot, datë 02.05.2017 së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton i njëjti dënim me gjobë sikundër kandidati ka deklaruar

2. DANIEL PERIKLI KOCI kandidat në listën shumë emërore Partia LIBRA me numër rendor 11 në zonën zgjedhore Qarku Fier nuk ka deklaruar asnje denim me vendim gjyqësor të formës së prerë. Sipas shkresës me nr.3686/1 prot, datë 02.05.2017 së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se, DANIEL PERIKLI KOCI me vendimin Nr. 30 dt.23.01.2015 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje eshte deklaruar fajtor per vepren penale “Drejtimit te automjeteve ne menyre te parregullt” parashikuar nga neni 291 e K.Penal dhe ne baze te nenit 406/1 te K.Pr.P eshte denuar me 20 dite burg. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar.

LSI

1. KLAJDI SELIM QAMA kandidat në listën shumë emërore Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me numër rendor 07, Qarku Berat ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, Kundravajtje Penale. Sipas shkresës me nr.3687/1 prot, datë 02.05.2017 -së drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017, z. Qama me vendimin Nr.70 date 24.03.2010 të

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është deklaruar fajtor për veprën penale “Kanosje”, parashikuar nga Neni 84 K.P i dënuar me 120.000 lekë gjobë. Në aplikim të Nenit 406 K.PR.P është dënuar përfundimisht me 80.000 lekë gjobë Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar.

2. SOKOL REXHEP PONARI kandidat në listën shumë emërore Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me numër rendor 02, Qarku Kukës ka deklaruar që është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për Kundravajtje Penale “ Punë në Interes Publik”. Sipas shkresës me nr.3687/1 prot., datë 02.05.2017 -së drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017, rezulton se z. Ponari me vendimin Nr.2582 date 04.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë Rendit Publik”, parashikuar nga Neni 236/1 dhe Nenit 406 K.PR.P është dënuar me 2 muaj burgim në aplikim të nenit 63 vihet të kryejë një punë në interes publik për një kohë prej 60 orësh. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar.

3. YLLI VESEL SHEHU kandidat në listën shumë emërore Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me numër rendor 09, Qarku Tiranë ka deklaruar që është dënuar me gjobë me vendim gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për Veprën Penale “ Kontrabandë me mallra të tjerë “. Sipas shkresës me nr.3687/1 prot., datë 02.05.2017 -së drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017,rezulton i njëjti dënim sikundër është deklaruar

MEGA

1. Kristo Vasillo Kaleshi kandidat në listën shumë emërore të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen me numër rendor 10, Qarku Fier nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës. Sipas shkresës me nr.3690/1, datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton z. Kaleshi me vendimin nr. 61 datë 16.07.1973 të Gjykatës së Rrethit Sarandë është deklaruar fajtor për veprën penale “Shpërdorim të pozitës zyrtare”, në bazë të nenit 199/1 Kodit Penal është dënuar me 3 vjet Heqje Lirie. Gjykata e lartë me vendimin Nr.1252 datë 30.08.1973 ka lënë në fuqi vendimin. Në bazë të nenit 69 Kodit Penal është rehabilituar. Referuar të ligjit nr. 138/2015, ky dënimi me 3 vjet burg përfshihet në kushtet e parashikuara në nenin2, pika 1, germa c.

2. Dhimitri Fikip Buzuka kandidat në listën shumë emërore të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen me numër rendor 10, Qarku Shkodër nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës me nr.3690/1, datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se Z. Buzuka me vendimin Nr.124 date 14.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë është deklaruar fajtor për veprën penale “Shkatërrim i Pronës, Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga Neni 89, 150, 55 Kodit Penal është dënuar me 200.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar.

PDIU

1. SHKELQIM KADRI MURATI kandidat në listën shumë emërore Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me numër rendor 08, Qarku Fier nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës me nr.3688/1 prot., datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Murati me vendimin Nr.242 date 07.12.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është deklaruar fajtor

për veprën penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Neni 181 K.P i dënuar me 100.000 lekë gjobë, “ Organizim i llogarive të palejuara” parashikuar nga Neni 197 K.P i dënuar me 50.000 lekë gjobë, “ Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” parashikuar nga Neni 198 K.P i dënuar me 50.000 lekë gjobë . Në bazë të nenit 69 Kodit Penal është rehabilituar.

2. Seit Jakup Fishta kandidat në listën shumë emërore Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me numër rendor 01, Qarku Shkodër nuk ka deklaruar se është dënuar me vendim të formës së prerë. Sipas shkresës nr.3688/1 prot., datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Fishta me vendimin Nr.534 date 23.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, falsifikim dokumenta, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga Neni 172,25, 26, 188/1, 301, 55 Kodit Penal i dënuar me 5 vjet burgim. Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin nr. 47 datë 25.01.2008 ka vendosur deklarimin fajtor për veprën penale “ Falsifikim të dokumenteve”, “ Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bazë të nenit 178, 186/1 të Kodit Penal dhe është dënuar me 1.000.000 lekë gjobë. Gjykata e Lartë në vendimin nr. 115 datë 12.02.2010 ka vendosur mospranimin e rekursit. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar.

3. Robert Kujtim Bano kandidat në listën shumë emërore Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me numër rendor 06, Qarku Tiranë nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës nr.3688/1 prot., datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Bano, me vendimin nr.32 date 18.07.1990 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat (Kolegji Ushtarak) është deklaruar fajtor për veprën penale “Përvetësim i Pasurisë Socialiste”, parashikuar nga Neni 28 Kodit Penal i jepet masë edukuese qarku shoqëror. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar.

PDS

1. MILAZIM KADRI KABASHI kandidat në listën shumë emërore të Partisë Demokracia Sociale me numër rendor 01, Qarku Durrës nuk ka deklaruar asnjë dënim me vendim gjyqësor të formës së prerë. Sipas shkresës me nr.3691/1 prot, datë.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Kabashi me vendimin Nr.282date 19.04.2011 të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Durrës është deklaruar fajtor për veprën penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Neni 181 i Kodit Penal dhe është dënuar me 150.000 lekë gjobë.

2. ALFRED NAIM HAJRO kandidat në listën shumë emërore të Partisë Demokracia Sociale me numër rendor 04, Qarku Korçë nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë apo kundravajtje penale. Sipas shkresës me nr.3691/1 prot, datë.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Hajro me vendimin Nr.248 date 02.11.2000 të Gjykates Korçë është deklaruar fajtor për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 Kodit Penal dhe është dënuar me 20.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar.

3. ADMIR JAH ZENELAJ kandidat në listën shumë emërore të Partisë Demokracia Sociale me numër rendor 01, Qarku Kukës nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë apo

kundravajtje penale. Sipas shkresës me nr.3691/1 prot, datë.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjëndjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se z. Zenelaj me vendimin Nr.54 date 16.10.2007 të Gjykates së Rrethit Tropojë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë ” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe është dënuar me 200.000 lekë gjobë. Deklarimi fajtor për veprën penale “ Fyerje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 239 K.P dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 100.000 lekë gjobë. Në aplikim të nenit 55 të K.P akuzuar për dy vepra penale dënohet me 240.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE

1. GJOVALIN NIKOLL BIBAJ kandidat në listën shumë emërore Partia Kristian Demokrate me numër rendor 07, Qarku Shkodër ka deklaruar që nuk ka asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës me nr.3697/1 prot, dt.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 02.05.2017 rezulton se z. Bibaj, me vendimin nr.08 date 03.04. 2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë është deklaruar fajtor për veprën penale “Prodhim të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industrial e ushqimor” në bazë të nenit 288/a/1 Kodit Penal është dënuar me 50.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar.

Me vendimin nr. 19 datë 17.02.2016 Gjykata Rrethit Gjyqësor Tropojë është deklaruar fajtor për veprën penale “ Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësve të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 242 K.P dhe Neni 406 K.PR.P dënuar me 80.000 lekë gjobë.

2. EDMOND PILO PETRAJ kandidat në listën shumë emërore Partia Kristian Demokrate me numër rendor 01, Qarku Fier ka deklaruar dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për Veprën Penale “ Ndertim pa Leje”. Sipas shkresës nr.3697/1 prot, dt.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 02.05.2017 rezulton se z. Petraj me vendimin nr.1012 date 01.04.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale “ Ndërtim i Paligjshëm” në bazë të nenit 199/a/1 K.P dënuar me 3 muaj burg. Në bazë të nenit 59 K.P është pezulluar ekzekutimi i vendimit për 18 muaj.

3. JOVAN ILIA KOTE kandidat në listën shumë emërore Partia Kristian Demokrate me numër rendor 04, Qarku Elbasan nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës nr.3697/1 prot, dt.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 02.05.2017 rezulton se z. Kote me vendimin nr.459 date 13.10.1994 të Gjykatës së Rrethit Gramsh është deklaruar fajtor për veprën penale “Falsifikim të dokumentave zyrtare” në bazë të nenit 121 Kodit Penal është dënuar me 1 vit heqje lirie. Në bazë të nenit 69 Kodit Penal rehabilituar. Referuar ligjit nr. 138/2015, ky dënim me 1 vit burg përfshihet në kushtet e parashikuara në nenin2, pika 1, germa ç.

4. AGRON SYLEJMAN HOXHAJ kandidat në listën shumë emërore Partia Kristian Demokrate me numër rendor 09, Qarku Durrës nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë. Sipas shkresës nr.3697/1 prot., dt.02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 02.05.2017 rezulton se z. Hoxhaj me vendimin nr.41 date 05.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kontrabandë me mallra”, parashikuar nga Neni 174, 25, Kodit Penal dhe është dënuar me 6 muaj burgim. Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar. Referuar

ligjit nr. 138/2015, ky dënimi me 1 vit burg përfshihet në kushtet e parashikuara në nenin2, pika 1, germa ç.

/Java/a.m.

Next Post
129.4 mln lekë dëm ekonomik, KLSH kallëzon kryetaren e bashkisë Sarandë

129.4 mln lekë dëm ekonomik, KLSH kallëzon kryetaren e bashkisë Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In