• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e PD në Tiranë: Arsyet e panjohura të ofertës politike me kryepolicë, aktorë dhe futbollistë

by Ylli Pata
12/10/2020 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Baza e Partisë Demokratike për kryeqytetin ka shoshitur 140 emra si kandidatë të mundshëm për deputetë në Qarkun e Tiranës, i cili ka 36 vende për të garuar zyrtarisht.

Logjikisht në listën zyrtare do të shtohen edhe emrat që vendos kryesia e madhe, ku përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, apo aleatëve, do të ketë edhe emra të tjerë që do të caktohen nga “shoqëria civile”.

Përveç 14 emrave që vijnë nga “kadastra” politike e PD-së, që janë ish-ministra dhe ish-deputetë, të tjerët janë përgjithësisht kandidime të para, ku spikasin edhe kryetarë të bashkive me një bilanc në elektorat me nga dy mandate, si Fiqiri Ismaili i Vorës dhe Xhelal Mziu i Kamzës.

Pjesa tjetër e listës janë ose të rinj nga FRPD-ja, ose prurje të dala nga rezistenca opozitare në protesta të ndryshme, si Robert Budina, drejtues i Aleancës për Teatrin, ose emra që vijnë nga dy fusha specifike: Policia dhe futbolli.

Në listën e Tiranës, Partia Demokratike ka dy oficerë të lartë Policie në qeverisjen e Sali Berishës, ish-drejtorin e Policisë, Ahmet Prençin dhe ish-numrin dy të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Prençi, pas një eksperience të shkurtër në drejtimin e tatimeve në qeverisjen e Edi Ramës, u kthye si opozitar dhe nuk u mor me aktivitetin në polici. Madje në këtë kohë ai ka shkruar edhe disa libra në poezi dhe romane.

Kurse Breçani, përveç aktivitetit privat, ka qenë i pranishëm në shumë emisione televizive ku është folur për çështjet e rendit publik.

Në listë janë vendosur edhe futbollistët Andi Lila, ish-lojtar i kombëtares, por edhe kampioni i Tiranës, Gentian Muça, që jeton në Prishtinë tani, si dhe atletja Klodiana Shala, e cila ka qenë edhe në të shkuarën në listën e PD-së.

Arben Ristani dhe Agron Shehaj janë sjellë nga Vlora në Tiranë, pasi krijuan një profil politik në qarkun e jugut, por siç duket Basha synon që sidomos me Shehajn, i cili ka krijuar një profil qytetar dhe të një biznesmeni serioz, të tërheqë elektoratin grin në kryeqytet.

Megjithatë, duket se përveç emrave të njohur politikë që vijnë nga universitetet e shtresat intelektuale, mungojnë ardhjet nga kjo shtresë në qarkun ku është më e rëndësishme oferta politike e nivelit të lartë.

Sipas asaj që shikohet në listën e gjatë të emrave të sjellë nga baza, logjika për të synuar “elektoratin gri” të paangazhuar, duket është tentuar me emra futbollistësh të njohur si Lila e Muça, të cilët edhe pse mjaft popullor, mund të jenë boomerang politik në një elektorat kapriçoz  si Tirana, i cili sigurisht që nuk e mat përfaqësimin politik në Kuvend me popullaritetin e një lojtari futbolli.

Qoftë duke ardhur edhe me emra aktorësh si Julian Deda, i cili dihet hapur që është një mbështetës i zjarrtë i PD-së, dhe për këtë ka pasur edhe kritika nga pjesa tjetër e audiencës që e ndjek.

Gjithsesi, analiza më e qartë do të bëhet kur të dalë lista zyrtare e 36 kandidatëve të PD-së, ose të koalicionit, nëse do të vijohet siç e ka dhe ligji aktual me listë të përbashkët.

Megjithatë dilema e ofertës politike të opozitës në kryeqytet pas 8 vjetëve opozitës është prezenca e kryepolicëve në listat për deputet.

Kujt elektorati i ofrohet kjo logjikë? Në të shkuarën, edhe PD edhe PS kanë pasur policë e ushtarakë në listat për deputetë, madje janë bërë edhe parlamentarë si Paulin Sterkaj, Piro Lutaj etj, por asnjëherë nuk kanë qenë në kryeqytet.

Next Post
FOTO/ Los Angeles fiton titullin kampion 9 muaj pas vdekjes së Kobe Bryant, titulli i dedikohet legjendës

FOTO/ Los Angeles fiton titullin kampion 9 muaj pas vdekjes së Kobe Bryant, titulli i dedikohet legjendës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

March 22, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

March 22, 2026
Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

March 22, 2026
Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

March 22, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In