• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret për institucionet e Vettingut pas 1 jave, verifikimi nën asistencën e ONM

by A R
11/02/2017 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me përfundimin të premten të procesit të aplikimit për 27 anëtarët e tre organeve të reja që do të bëjnë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, Avokati i Popullit, brenda 7 ditesh, pas konsultimeve me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) do te përpiloje një listë me kandidatët që plotësojnë ose jo kriteret formale për secilin pozicion.

Sipas nenit 7, pika 5 te ligjit te Vettingut, ONM, e monitoron ketë proces, duke pasur akses të plotë në dokumentacionin e të gjithë aplikantëve.

Avokati i Popullit menjëherë ia përcjell ONM-së listat e përpiluara dhe të gjitha dosjet individuale të kandidatëve, si dhe publikon listën e plotë të kandidatëve në faqen zyrtare të internetit, të grupuar sipas secilit pozicion.

Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të ONM-së vlerëson kandidatët dhe jo më vonë se 14 ditë nga paraqitja e dy listave nga Avokati i Popullit (AP), ky komision, bazuar në vlerësimet e arsyetuara, lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, i dërgon rekomandimet AP-se, i cili ia përcjell ato Kuvendit.

Në këtë fazë do të jenë të angazhuar tre gjyqtarë e prokurorë nga vendet e Bashkimit Europian dhe një nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.

Në përfundim te afatit te aplikimeve për postet e organeve te Vettingut rezultojne 191 persona që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e këtyre strukturave, që do të bëjnë rivlerësimin e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqiperi.

Mes aplikantëve ka pasur dhe mjaft juriste që jetojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë Shqipërisë raporton ATA. Numri i të interesuarve shënoi një rritje të ndjeshme ditët e fundit, pasi fundjavën e shkuar ambasada e SHBA-se në Tiranë si dhe Delegacioni i BE-se, bënë thirrje publike për profesionistët shqiptarë që të aplikonin, për institucionet që do të kenë përgjegjësinë për të kryer procesin ndoshta më të rëndësishëm të të gjithë Reformës në Drejtësi. /a.m.

Next Post
Policia ‘kreh’ Durrësin, kontrollohen mbi 100 automjete, shoqërohen 15 persona

Policia 'kreh' Durrësin, kontrollohen mbi 100 automjete, shoqërohen 15 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In