• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e Hemingway me gjashtëmbëdhjetë librat që duhet t’i lexojë çdo shkrimtar

by Aalison Pearse Stevens
21/05/2016 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 1934, një gazetar i ri 22 vjeçar, Arnold Samuelson, u nis për të takuar shkrimtarin e tij hero, me shpresë se do të vidhte disa çaste nga Heminguej dhe të fliste mbi shkrimin.

Fëmija e një familjeje emigrantësh norvegjezë që mbillnin grurë, ai sapo kishte përfunduar detyrat e kursit në gazetari në Universitetin e Minesotas, por kishte refuzuar të paguante tarifën prej 5 dollarësh për të tërhequr diplomën.

I bindur se arsimi i tij letrar do të qe më i suksesshëm nëse bëhej çirak te Heminguej, sado për pak kohë, ai u ngjit mbi një kamion qymyri nga Minesota për të shkuar në Ki Uest.

“Dukej me të vërtetë një gjë e çmendur për të bërë,” rikujtoi më pas Samuelson, “por një endecak 22 vjeçar gjatë Depresionit të Madh nuk kishte nevojë për ndonjë arsye të shëndoshë për të bërë diçka të tillë.”

Sado e palogjikshme që mund të duket kjo nismë, ajo doli për mirë. Ai qëndroi me Heminguej për gati një vit dhe përgjatë këtij viti ai u bë i vetmi nxënës i vërtetë i titanit të letërsisë.

Samuelson mbajti shënime dhe mësimet e tij të shumta u gjendën në një dorëshkrim që u zbulua nga vajza e tij vetëm pas vdekjes së tij më 1981.

Dorëshkrimi në fund u publikua me titullin: Me Heminguej: Një vit në Ki Uest dhe Kubë – libër që doli si gjëja më e afërt me një profil psikologjik të shkrimtarit të madh.

Shpejt pasi i riu mbërriti në Ki Uest, Heminguej i dha atij atë për të cilën kishte udhëtuar dhe që po kërkonte. Në një nga takimet e para, ai i jep një listë të shkruar me dorë dhe e udhëzon atë:

“Kjo është një listë me libra që çdo shkrimtar duhet të ketë lexuar si pjesë e arsimimit të vet… nëe nuk i ke lexuar këto, atëherë je thjesht i paarsimuar. Ato përbëjnë lloje të ndryshme të të shkruarit. Disa mund të të duken të mërzitshëm, të tjerë mund t’ju frymëzojnë dhe të tjerë janë kaq bukur të shkruar sa të bëjnë të ndjehesh i pashpresë si shkrimtar”.

Dhe lista është kjo:

The Blue Hotel nga Stephen Crane

The Open Boat (public library) by Stephen Crane

Zonja Bovari  nga Gustav Flober (Libër elektronik në anglisht falas) ose në shqip.

Dublinasit nga James Joyce, (Përkthyer në shqip nga Idlir Azizi)

E kuqja dhe e zeza (Stendal)

Of Human Bondage (Libër elektronik falas në anglisht) by W. Somerset Maugham

Ana Karenina (libër elektronik falas në anglisht) ose në Shqip nën shqipërimin e Vedat Kokonës botuar në dy vëllime. (i) (ii) Ose nën shqipërimin e Jorgji Doksanit.

Lufta dhe Paqja, Leo Tolstoj (Libër elektronik falas në anglisht). Në Shqip është përkthyer nga Sotir Caci por ka kohë që është jashtë botimi

Budenbrokët nga Tomas Man, përkthyer në shqip nga Klio Evangjeli dhe botuar në dy vëllime (i) (ii)

Hail and Fareëell nga George Moore

Vllezërit Karamazov nga Fjodor Dostojevski, përkthyer në shqip nga Jorgji Doksani dhe botuar në dy vëllime (i) (ii)

The Oxford Book of English Verse

The Enormous Room E.E. Cummings

Lartësitë e Stuhishme (libër elektronik falas në anglisht) nga Emily Brontë, përkthyer nga Amik Kasoruho por përgjithësisht jashtë botimit.

Far Away and Long Ago (Libër elektronik falas në anglisht) by W.H. Hudson

The American (libër elektronik falas) nga Henry James

Një libër tjetër që nuk gjendet në listën e shkruar me dorë por që iu rekomandua nxënësit nga Heminguej si “libri më i mirë që një amerikan ka shkruar ndonjëherë” si dhe ai që “shënon fillesat e letërsisë amerikane” është Aventurat e Hakërberi Finit nga Mark Tuein, përgatiti ”Shtëpia e librit”. (b.an)

Next Post

Lulzim Basha numëron kryebashkiakët me precedentë të PS-së, por “harron” të tijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes

Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes

June 7, 2026
U kap me 110 kg marijuanë të fshehura në bagazhin e makinës pranë kufirit greko-shqiptar, arrestohet 43-vjeçari turk

U kap me 110 kg marijuanë të fshehura në bagazhin e makinës pranë kufirit greko-shqiptar, arrestohet 43-vjeçari turk

June 7, 2026
Drejt plazhit të Shëngjinit pas zgjedhjeve! Qytetarë të shumtë nga Kosova mbushin bregdetin

Velipoja, sezon me fluks pushuesish/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

June 7, 2026
Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025 në Kosovë

Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025 në Kosovë

June 7, 2026
Brazili dhe Argjentina gati për Botërorin/ Fitojnë edhe Gjermania me Portugalinë

Brazili dhe Argjentina gati për Botërorin/ Fitojnë edhe Gjermania me Portugalinë

June 7, 2026
Drejt plazhit të Shëngjinit pas zgjedhjeve! Qytetarë të shumtë nga Kosova mbushin bregdetin

Drejt plazhit të Shëngjinit pas zgjedhjeve! Qytetarë të shumtë nga Kosova mbushin bregdetin

June 7, 2026
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec, të bëjë transparencë

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec, të bëjë transparencë

June 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 7, 2026
Krisje besimi mes aleatëve? SHBA-të dyshojnë se Izraeli spiunon politikat ndaj Iranit

Krisje besimi mes aleatëve? SHBA-të dyshojnë se Izraeli spiunon politikat ndaj Iranit

June 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 8 qershor 2026

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In