Vin Diesel kryeson listën e “Forbes”, si aktori më fitimprurës për vitin 2017, me 1.6 miliardë dollarëarkëtime të filmave të tij në botë, sidomos falë suksesit të “Fate of the Furious”.
Kapitulli i tetë i “Fast and the Furious” është shndërruar në të dytin më të mirë të sagës, duke kaluar 1.2 miliardë dollarë arkëtime.
Filmi aksion “xXx: The Return of Xander Cage” i ka shtuar pikë kryesimit të tij. Synimi i “The Fast and the Furious” ishte të bënte ndryshimin në Hollywood dhe në një farë mënyre e ndryshoi fytyrën e tij”, – tha Diesel për “Forbes” në vitin 2015, duke iu referuar kastit koral multikulturor të sagës automobilistike.
Pas tij, renditet Dwayne Johnson, me 1.5 miliardë dollarë arkëtime gjatë këtij viti.
Prania e tij nuk arriti dot të shpëtonte filmin “Baywatch”, që u cilësua një dështim.
Por, pritet se si do të vijojë ecuria e tij, pasi nëpër kinema vijon të jepet “Jumanji: Welcome to the Jungle”.
Në vendin e tretë është Gal Gadot, që mes “Wonder Woman” e “Justice League” i ka sjellë “Warner Brothers” 1.4 miliardë dollarë arkëtime.
a.ç










