• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e budallenjve të Albin Kurtit!

by Kimete Berisha
14/02/2024 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

1. Budallenjtë e Shekspirit kanë shërbyer për t’i argëtuar njerëzit e mençur, sidomos mbretëresha Elizabetë I, ajo ka qenë e flaktë pas njërit nga budallenjtë e Shekspirit.

Për nder të Shekspirit (pas vdekjes), këtyre personazheve u janë ngritur përmendore, që quhen ‘përmendoret e budallenjëve’.

Përmendorja, statuja, shtatorja, busti janë memoriale…

I bëhet njeriut pasi të ketë shkuar ‘matanë’, e jo të gjallit…

I bëhet dikund-dikund edhe të gjallit…çka s’ka, organizohen edhe ‘funerale të gjalla’, por vetëm atyre që e kanë një këmbë n’dhè e një mbi dhè.

Ama s’është mirë, s’është etike, s’është estetike, sepse “vdekja jonë nuk na takon neve’.

Përveç si gjest i neveritshëm, përveç si idolatri, që e ka ndaluar edhe mesjeta, përmendorja e Albin Kurtit është e prapambetur,  këso përmendore nuk bëhen më që nga filllimi i shekullit 20-të.

Përmendoret moderne janë abstrakte, simbolike…

Por sido që të jenë, përmendorja e bukur vështirë që mund të jetë, për mua e pamundur të duket bukur një përmendore, sepse s’mund të duket bukur.

Për ta  bërë përmendoren edhe më dramatike, mërgimtari nga Llapi ia ka vënë emrin ‘shpresa e fundit’.

Nuk ka lënë asnjë mundësi për të shpresuar më.

Çka pas Albinit!

S’do të ketë më jetë!

Albin Kurti ka qenë shpresë, mund të jetë shpresë, por jo shpresa e fundit, sepse është jo humane, jo shkencore, jo logjike, jo poetike…. është fundi i jetës mbi tokë ta quash dikë ‘shpresa e fundit’!

Të isha në vend të Albin Kurtit gjumi nuk më kish marrë nga ajo dashuri e neveritshme, e shëmtuar, e shtruar në mermer të ftohtë.

Çudi si nuk u kujtua ta bëjë përmendoren duke ikur Albini nga lufta, po me libër nën sqetull.

Duket sikur vullnetarisht Albin Kurti ka pozuar para skulptorit, i cili, nuk e di pse ia kish fryrë buzët.

Albin Kurti është në kulnin e karrierës politike, duke e shkruar librin e tij. Profesioni i tij nuk është ‘idol’!

Të isha ai, do të dilja publikisht e t’ia shpjegoja njeriur se ‘unë nuk jam shpresa e fundit’.

Nuk është mirë kur dikush mendon për ty, se pas teje s’ka më shpresë, s’ka më jetë…është e frikshme, është fataliste!

Si mund të ndjehet njeriu kur e sheh me sytë e tij se i kanë bërë ‘memorial’!

– Bile Vjosa Osmani më e mençur, e quajti veten Barbi kukull, nuk shkoi më larg…

Mirë do të ishte ta bënte një kukull presidente, e ta shpërndante nëpër çerdhe, për frymëzim, më kukull s’bëhet!

Një ditë një doktoreshë m’u afrua në një qendër tregtare dhe më tha se ‘më adhuron’.

U ngushtova, dhe kjo nuk është hera e parë që leyuesit më shprehin adhurim.

Unë mendoj se mjekja është më dikushi se unë, dhe nuk mendoj se unë jam për adhurim.

Nuk kisha mundësi t’i thoja, sepse ajo e kishte përnjëmend.

(Media ka faj që promovon si njerëz dikushi veç gazetarë e politikanë. Është e kundërta,, bash këta s’janë).

2. Sot Albin Kurtit i doli punë edhe me dashurinë e këngëtarit Naser Berisha, i cili tha në një emision se Albini e Glauku kanë bujtë tek ai në Gjermani.

(Ju kujtohet ajo koha e ftesës ‘A po vjen me bujtë’, shunë mërzi e kam pasur, se tingëllonte si ftesë në një natë pa fund’).

Kur e lexova njoftimin për bujtinën e Albin Kurtit e Glauk Konjufcës, kam qeshur me zë, se ma kujtoi atë vargun e këngëtarit:

– ‘Do të doja se çka s’do doja të bëj sonte me ty’.

– Shqiptarët e kanë humbur talentin për të dashuruar (s’kanë pasur kurrë, po hajt, po e marrrin që kur s’ka pasur liri i kanë matur fjalët).

Ose të bën horë, ose të mbyt…nuk qetësohet pa ta qit veten prej hujit…ama në të gjitha rastet ta kërditë dashurinë.

3. Dikush ka fat.

Frojdi, për shembull, çdo problem të huaj e ka komplikuar me nëndije  dhe zgjidhjen e ka ‘gjetur’ veç në seks, ama për vete, kur e ka takuar dashurinë e tij, ajo zonja e qenë duke qëruar molla.

P.S. Sonte për Shën Valentin kam pasul për darkë.

Next Post
SPAK i kërkoi leje Kuvendit për arrestimin e Berishës, Noka: Po kërkojnë t’i mbyllin gojën! Aksioni ynë do përshkallëzohet

Avokati paralajmëroi kallëzim për Nokën në SPAK, akuza: Jam kërcënuar me jetë! Më kanë thënë ‘do të vëmë minat

Comments 1

  1. Gardhuce Dash Memija says:
    2 years ago

    Pasul, ju kosovarët, i thoni fasules ose groshës, i themi ne këtej kufirit amë.
    Zakonisht, ne këtej, pjerdhim (ose lëshojmë gazra), mbasi kemi ngrënë pasul-fasule-groshë, quaje si të keshë qejfë, apo si ta kuptosh, ndersa juve andej, me ç’lexova, pirdhkeni përpara se të hani të shkretat e lartpërmendura.
    Gëzuar Valentinin o goce, dhe mundohu të thyesh vetminë, mos rri thú, banu mish e thú…..gu, gu, picigu….

    Reply

Leave a Reply to Gardhuce Dash Memija Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In