• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e Agron Tufës me “xhelatët”, veteranët: Duhet të ndiqet penalisht, e tregoi veten se çfarë ishte…

by A R
13/03/2020 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa vijon të shpërthejë në akuza të forta në drejtim të partizanëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Dy ditë më parë, ai publikoi një listë me 330 emra, të cilët i cilësoi si “xhelatë të komunizmit”. Por këto akuza nuk janë pranuar aspak nga Gjon Bruçi dhe Odhise Porodini. Ky i fundit, në një reagim të dhënë ditën e djeshme për gazetën “SOT” u shpreh se Agron Tufa duhet të ndiqet penalisht, për arsye se ka shtrembëruar historinë e vendit.

Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar shtoi se Tufa dhe pasardhësi i tij Çelo Hoxha po e përdorin institutin për tjetër qëllim, duke shtuar se kanë kërkuar që këta të dy të largohen nga ISKK. “Agron Tufa e vulosi veten e tij me atë qëndrimin që mbajti që u arratis nga Shqipëria sepse bëri gjithë ato veprime dhe proçka që janë në kundërshtim me historinë e vendit tonë dhe LANÇ.

Ai bashkë me atë Çelo Hoxhën atë institut që është krijuar për tjetër qëllim ata e shpërdorojnë. Ne kemi kërkuar që të ndiqen penalisht sepse ata po e shtrembërojnë historinë dhe ata janë anti-shqiptar dhe iu shërbejnë vetëm të keqes së Shqipërisë. Ne kemi kërkuar që të hiqen këta antishqiptar nga ky institut”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, Odhise Porodini në reagimin e tij për gazetën.

Reagon Gjon Bruçi

Por në të njëjtën linjë ka qenë edhe Gjon Bruçi. I kontaktuar nga gazeta, ai tha se 330 emrat e publikuar nga Tufa janë heronjtë e popullit shqiptar, duke shtuar se ai gëzon mbështetjen e qarqeve reaksionare  antishqiptare. Sipas Bruçit, Tufa po stimulohet edhe nga politikanët shqiptarë, të cilët kanë nderuar kriminelët që janë vrarë nga partizanët.

“Tufa ka ikur ka marrë azil jo se e kërcënonte kush po sepse ai atje shprehet më lirshëm dhe iu shërben drejtpërdrejt reaksionit antishqiptar.

Ai nuk mund të ketë inat me gjithë Shqipërinë. Tufa nuk mund të cilësojë 330 heronj të popull si kriminelë. Vetëm një mendje si e tij mund ta bëjë këtë gjë. Unë mendoj se ai jo vetëm mbështetet nga qarqet reaksionare antishqiptare që janë jashtë, por fakt është se ai stimulohet edhe nga sjellja e qeveritarëve këtu tek ne.

Dua ta lidh me faktin e Vasil Shahinit, që është një kriminel i vrarë nga partizanët në 1943, i cili ka qenë agjent i mirëfilltë grek. Por në vitet 1992-1993 Sali Berisha e shpalli hero të demokracisë dhe sikur të mos mjaftonte kjo Bashkia e Dropullit i bën edhe monument”, tha Bruçi.

Më tej ai shtoi se pavarësisht të gjitha akuzave, Agron Tufa nuk ka për të arritur asnjëherë rezultat për të rrëzuar historinë e LANÇ. “PS-PD është në një linjë, duke u krehur bishtin neo-ballistëve, antishqiptarëve sepse atë rrugë kanë marrë, rrugën e tradhtisë. Agron Tufa nuk ka për të arritur asnjë rezultat dhe nuk ka për të përmbysur historinë e LANÇ, sepse ajo është në arkivat e botës. As Tufë as Çelo Hoxhë nuk e ndryshon këtë luftë të lavdishme të historisë. Nuk e kuptoj si hesht Akademia e Shkencave kur po përbaltet historia e vendit. Këta kanë 20 vjet që vetëm shajnë heronjtë e popullit tonë” , u shpreh Gjon Bruçi.

Next Post
FOTO / Koronavirusi boshatis Tiranën, pamjet e para të mëngjesit të sotëm

FOTO / Koronavirusi boshatis Tiranën, pamjet e para të mëngjesit të sotëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
Bardhi: Rama bën cirk me shqiptarët. Sot kërkoi lirimin e Veliajt, por…

Gazi i Bardhit për flamingot socialiste të Poliçanit

August 3, 2026
Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

August 3, 2026
VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

August 3, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Mbi 1.1 mln automjete në rrugë, sezoni turistik nxit tregun e qiradhënies së makinave

August 3, 2026
VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

August 3, 2026
Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com