• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lista e 100 femrave më të pasura ‘selfmade’, si renditen vajzat e famshme të showbiz-it?

by A M
04/06/2023 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forbes ka publikuar listën e përvitshme me 100 gratë më të pasura në SHBA, listë kjo e përbërë nga vajza të suksesshme që i kanë bërë vetë paratë, pra “selfmade” dhe jo të trashëguara apo që vijnë nga familja. Në këtë rendije ka emra mjaft të njohur të politikës, biznesit, por edhe ato që na interesojnë ne, vajzat e famshme të showbiz-it, ku përfshihen Rihanna, Taylor Swift, Beyonce apo edhe anëtaret e familjes Kardashian-Jenner, Kylie Jenner dhe Kim Kardashian.

Për t’i marrë me radhë, Rihanna renditet e 20-ta në listën e grave më të pasura, teksa këngëtarja e “Umbrella” dhe njëkohësisht sipërmarrëse e veshjeve dhe bukurisë ‘Fenty’  ka një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh. Forbes thotë se suksesi i saj vjen si nga muzika, ashtu edhe nga shitjet e kozmetikës. Taylor Swift renditet e 34-ta. Këngëtarja amerikane, aktualisht në tur, ka një vlerë prej 740 milionë dollarëh, pjesa më e madhe e të cilave, sipas Forbes, vjen nga albumet e saj rekord dhe të ardhurat nga biletat e turneut.

Beyoncé, e cila po ashtu po performon në Evropë si pjesë e turneut të saj botëror, renditet e 48-ta. Sipas Forbes, pasuria neto e saj është 540 milionë dollarë dhe vjen nga karriera e saj prej 3 dekadash në muzikë, pa përfshirë pasurinë e përbashkët me Jay Z. Oprah Winfrey renditet në vendin e 13-të në këtë listë, e ndjekur nga ylli i “Keeping Up with the Kardashians” dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, ndërsa motra e kësaj të fundit, influencerja dhe biznesmenja, Kylie. Jenner, është në vendin e 38-të.

Sa i takon disa prej ikonave të muzikës: Madonna është në vendin e 45-të, Celine Dion është e 56-ta dhe Dolly Parton është e 59-ta. Aktorja dhe producentja Reese Witherspoon është po ashtu e 59-ta dhe producentja dhe skenaristja televizive Shonda Rhimes në vendin e 96.

 

Next Post
“Jepi Al”, reagimi i De Niro kur mësoi se Al Pacino do t’i bashkohej “klubit të baballarëve të vjetër”

“Jepi Al”, reagimi i De Niro kur mësoi se Al Pacino do t’i bashkohej “klubit të baballarëve të vjetër”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In