• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista/ Bëri revolucion me Chat GPT dhe Open AI, Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023

by Java News
30/11/2023 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndikimi, fuqia për të bindur, për të mbrojtur ndryshimin dhe për të imagjinuar mënyra më të mira për të bërë gjërat, merr shumë forma. Kjo shihet edhe në numrin e përvitshëm të revistës “Gratë e Vitit” nga Financial Times.

Rezultati përfundimtar i listës së publikuar, janë gra të cilat kanë marrë vlerësime prestigjoze dhe që kanë ndikim në arenën ndërkombëtare, mes tyre edhe shqiptarja Mira Murati.

Mira Murati, shefja e teknologjisë e OpenAI, është në krye të transformimit të thellë dixhital të këtij momenti. E lindur në Vlorë të Shqipërisë, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer vëmendjen e gjithë botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese. Në revistë shkruhet se udhëheqja vizionare e Mira-s shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë Inteligjencën Artificiale në jetën tonë të përditshme. Si një gjë e rrallë – një grua që drejton një kompani teknologjike, historia dhe lidershipi i Mira Muratit janë po aq frymëzues sa teknologjia që përcakton të ardhmen që ajo mbikëqyr.

Lista me 25 gratë me më shumë ndikim në botë për vitin 2023:

Margot Robbie, Beyoncé, Barbara Kingsolver, Phoebe Philo, Lola Shoneyin, Alia Bhatt, Aespa, Mira Murati, Makiko Ono, Fran Drescher, Lisa Dyson, Carol Tomé, Karin Keller-Sutter, Marie-Claire Daveu, Marina Silva, Ursula von der Leyen, Mary Barra, Janet Truncale, Narges Mohammadi, Coco Gauff, Jenni Hermoso, Elizabeth Maruma Mrema, Chen Chien-Jou, Katalin Karikó, Olena Zelenska./m.j

Next Post
Po bëni krim publik, duke na nxjerrë këtë tipin në TV

Toka është e sheshtë dhe Rama do bëhet komandant i NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com