• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista/ Akuzohet për pastrim parash, Apeli vendos shfuqizimin e sekuestrimit të pasurive të Ago Gjolajt

by Java News
31/05/2024 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka vendosur që ti heqë sekuestron pasurive të biznesmenit Ago Gjolaj. Ago Gjolajt më me 18 prill i sekuestruan një shoqëri tregtare, prona dhe llogaritë bankare si dhe 97 automjete.

‘Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2017, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit te administruar, bazuar në ligjin nr. 108, datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, rezulon se shtetasi A. Gj dyshohet se merret me kontrabandimin dhe tregëtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vijim, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Juridiksionit të Përgjithshem Shkodër, ka regjistruar procedimin pasuror të vitit 2024, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar. Në këtë kuadër, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me kërkesën me objekt: Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë vijon:

– Shoqerine tregtare “…” Shpk me Nipt: …..

– Pasuria nr…….

– Pasuria nr. ……

– Pasuria nr…….

– 97 automjete në pronësi të shoqërisë “….”

– Gjendjen aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) të të gjitha bankave te nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë në emër të A. Gj, S. Gj, si dhe “…” Shpk me Nipt: ……

– Caktimin e administratorit nga lista e ekspertëve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin datë 16.04.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

2. Sekuestrimin e pasurive:

– Shoqerine tregtare “…” Shpk me Nipt: …..

– Pasuria ………

– 97 automjete në pronësi të shoqërisë “…”

– Gjendjen aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) të të gjitha bankave te nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë në emër të A. Gj, S.Gj si dhe “….” sh.p.k me Nipt: ……

3. Për administrimin e këtyre pasurive ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

4. Dy kopje të këtij vendimi t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila të marra masa për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga kërkuesi me iniciale  A. Gj, i cili kërkoi:

-Shfuqizimin e vendimit 16.04.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala , vendosi:

-Ndryshimin e vendimit datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si vijon:

-Rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë sipas kërkesës datë 09.05.2024.’’- njofton gjykata e Apelit./m.j

Next Post
Emrat/ Nesër del para gjykatës organizatori i sulmit ndaj avokatit Mëngjesi dhe dhëndri i tij dhunues

Emrat/ Nesër del para gjykatës organizatori i sulmit ndaj avokatit Mëngjesi dhe dhëndri i tij dhunues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In