Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet sot në kryeqytet, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e të arrestuarve.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një video nga protesta para Kryeministrisë, ku pjesëmarrja ishte e madhe, kreu i shtetit theksoi se populli meriton përulësi nga klasa politike.
REAGIMI
Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike!
Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike! 🇦🇱