Kulla Pirelli në Milano prej mbrëmjes së djeshme për dy ditë do të mbajë në fasadë mbishkrimin “Free Alvin” (“Lironi Alvinin”).
11–vjeçari shqiptar Alvin Berisha ka mbetur në kampet e Sirisë.Shteti shqiptar është vendosur në lëvizje për shpëtimin e tij, përfshirë 28 fëmijët e tjerë që ndodhen në kamp, por edhe gratë e burrat.
Kështu deklaroi dje ministrja Elisa Spiropali gjatë interpelancës në Kuvend me deputetin e opozitës së re Andi Përmeti.
Rasti i Alvinit u publikua nga emisioni investigativ “Le Iene”. Ata arritën të futeshin në një nga kampet – burgje ku kurdët mbajnë ish-luftëtarët e ISIS.
Në kampin AL HOL janë gratë e luftëtarëve të ISIS, por dhe shumë fëmijë, shumë prej të cilëve kanë lindur pikërisht atje. /a.r