• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Liroi nga burgu të fortët/ Pasuria e pazakontë e gjyqtares së Krujës, s’ka deklaruar asnjë banesë

by Java News
29/02/2020 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka paralajmëruar se vendimet e gjyqtares Hoxha do të jenë objekt verifikimi. Por, ndërsa e Enkelejda Hoxha vijon të marrë vendime, dyshime të forta shfaqen rreth pasurisë së saj.

Formularët vjetorë të pasurisë së gjyqtares së shumëdebatuar pothuajse janë bosh. Nga viti 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë deri në vitin 2018, kur ka dorëzuar deklaratën e fundit, gjyqtarja Enkelejda Hoxha deklaron vetëm pagën. Deklarata e parë e pasurisë e vitit 2003 përmban vetëm një shënim, të ardhura nga paga. Gjyqtarja nuk deklaron asnjë banesë ku mund të jetonte në atë kohë, qoftë në emër të prindërve apo që mund ta kishte marrë me qira. Sipas kësaj deklarate, gjyqtarja nuk dihet se ku ka jetuar dhe as ku jeton sot. Në vitin 2004, gjyqtarja Hoxha deklaron 784 392 lekë nga paga, 1 000 000 lekë qira të dyqanit të mamasë dhe 165 000 lekë pension të paspecifikuar. Në 2005 deklaron 500 000 lekë kursime dhe pagën. Në 2006 deklaron 5 mijë euro cash, pagën si gjyqtare dhe detyrim ushqimor për fëmijën e saj, në vlerën 120 000 lekë.

Në vitet 2007, 2008, 2009 dhe 2010 deklaratat janë të njëjta si në vitin 2006. Në vitin 2011, deklaron pagën dhe pagesë për fëmijën, por tashmë të specifikuar nga babai i fëmijës, Rasim Doda, në shumën 120 000 lekë për një vit. Në vitet 2012 dhe 2013 deklaron vetëm pagën, as kursime dhe asgjë tjetër. Në 2014, deklaron sërish kontribut për fëmijën nga z. Doda si dhe 216 000 lekë të ardhura invaliditeti për fëmijën. Në 2015 deklaron vetëm pagën dhe të ardhura invaliditeti për fëmijën. Në 2016, deklarata është si e vitit 2015, por vetëm shtohet kontributi i z. Doda për fëmijën. Në vitit 2017 dhe 2018 nuk ndryshon asgjë. Mbetet mister se në çfarë banese jeton gjyqtarja Hoxha, kur në të gjitha deklaratat e pasurisë nuk ka deklaruar asgjë, përveç pagës./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Kopshti Botanik, rektori Koni kundër kalimit të pronësisë në shtet

Kopshti Botanik i Tiranës/ Profesorët: Pse duhet të mbetet gjithmonё pranë UT!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërhyrja nga ajri lokalizon vatrën e zjarrit në kurorën e Sarandës, shuhen flakët dhe shmangen pasojat në banesat te “Manastirit të 40 Shenjtorëve”

Ndërhyrja nga ajri lokalizon vatrën e zjarrit në kurorën e Sarandës, shuhen flakët dhe shmangen pasojat në banesat te “Manastirit të 40 Shenjtorëve”

August 26, 2026
Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht në Kakome! Qytetari përfundon në spital, arratisen autorët

Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht në Kakome! Qytetari përfundon në spital, arratisen autorët

August 26, 2026
Lufta UEFA-FIFA, edhe Federata Italiane e Futbollit kundër Infantinos, kërkon largimin e tij!

Lufta UEFA-FIFA, edhe Federata Italiane e Futbollit kundër Infantinos, kërkon largimin e tij!

August 26, 2026
Kinemaja botërore në zi, shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

Kinemaja botërore në zi, shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

August 26, 2026
VIDEO/ Zjarri në Sarandë, flakët përhapen me shpejtësi drejt banesave e hoteleve, kërkohet ndërhyrja nga ajri

VIDEO/ Zjarri në Sarandë, flakët përhapen me shpejtësi drejt banesave e hoteleve, kërkohet ndërhyrja nga ajri

August 26, 2026
Fitoi Ligën e Europës me Murinjon, zhduket pa gjurmë ish-futbollisti hungarez!

Fitoi Ligën e Europës me Murinjon, zhduket pa gjurmë ish-futbollisti hungarez!

August 26, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci i viktimave nga katastrofa natyrore në Nepal, të paktën 95 të vdekur! Shikoni pamjet tronditëse, shumë të zhdukur

VIDEO/ Rëndohet bilanci i viktimave nga katastrofa natyrore në Nepal, të paktën 95 të vdekur! Shikoni pamjet tronditëse, shumë të zhdukur

August 26, 2026
Operohet këngëtari Eros Ramazzotti, anulon të gjitha koncertet, ja kur do i kthehet skenës!

Operohet këngëtari Eros Ramazzotti, anulon të gjitha koncertet, ja kur do i kthehet skenës!

August 26, 2026
Trump ashpërson kritikat ndaj Iranit për ekzekutimet: Një krizë humanitare me përmasa epike, duhet të ndalet tani -

“Ekonomia e tyre po bie copa-copa”- Trump: Irani ka inflacion masiv, po shkatërrohet! Hormuzin e kontrollojmë ne

August 26, 2026
Çfarë mund të ndryshojë me Instagram dhe Facebook nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve -

Dorëzohet Zuckerberg, “Meta” bie dakord të paguajë mbi 17 mld dollarë për sigurinë e fëmijëve në 29 shtete amerikane!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com