• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lirohet nga qelia një nga të arrestuarit për vrasjen e menaxherit të VIP-ave

by Java News
04/09/2019 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar nga qelia Olsi Qalliaj, person ky i arrestuar në muajin Mars 2019 për ngjarjen e vrasjes së Jurgen Kurtit në Tiranë. Vendimi është marë nga treshja e gjyqtarëve Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gert Shala, ku me shumicë votash është vendosur zëvendësimi i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” për të arrestuarin Olsi Qalliaj.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i prokurorisë së Apelit Dritan Peka gjatë konkluzjoneve të tij kërkoi nga gjykata lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, që kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Por kjo kërkesë e përfaqësusit të akuzës është rrëzuar nga trupi gjykues, i cili vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Olsi Qalliaj. Momentalisht në burg ndodhet Elsi Levendi ndërsa në kërkim mësohet se vijon të jetë Klodian Bane. 22-vjeçari i liruar sot nga gjykata Olsi Qalliaj, lindur në Fier dhe banues në Patos, personi që ka përmendur për herë të parë emrin e Klodian Banes, dhe që e ka orientuar policinë drejt dyshimeve të forta mbi autorët e vrasjes së Jurgen Kurtit. Në dëshminë e tij, Qalliaj tregon se njihet edhe me dy të arrestuarit e tjerë.

Me Elsi Leventin, lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, Qalliu thotë se ka marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, pasi kanë bërë bashkë shkollën e mesme por janë njohur edhe më parë, më të vegjël në Patos. Përmes Elsi Leventit ka njohur edhe Alesio Berberin, 33-vjeçarin nga Patosi, me të cilin shpesh konsumonin edhe kafe. Të tre u arrestuan dje nga Policia e Tiranës me dyshimet e forta se janë bashkëpunëtorë në vrasjen e Jurgen Kurtit, Burime nga grupi hetimor thanë se mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, ndërkohë që porositësi ende nuk është zbuluar. Dyshimet janë që të rinjtë t ëjenë paguar 30 mijë euro për të bashkëpunuar në eleminimin e 26-vjeçarit.

Olsi Qalliaj 22 vjeç lindur në Fier dhe banues në Patos, në dëshminë e tij ka treguar se si është njohur me Klodian Banen. Thotë se e njeh prej rreth një viti përmes miqve të tij Alesio dhe Elsi. Në dëshmi ai thekson se nuk ka ndonjë marrëdhënie të afërt me të, por kjo bie ndesh me faktin që vetëm 4 ditë para ekzekutimit të Jurgen Kurtit, Qalliaj e ka takuar Klodian Banen dhe i ka marrë çelësin për të fjetur në apartamentin e tij. Një fakt që tregon se lidhja e tyre ka qenë shumë më e ngushtë seç ai shprehet. “Klodianin e kam njohur para rreth një viti në një lokal në Fier, nëpërmjet Alesios dhe Elsi Leventit. Nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie të afërt me të. Ndërsa Levendin e kam njohur që në shkollë të mesme dhe më përpara në Patos. Me Elsin kam marrëdhënie shoqërore.

Unë Klodin për herë të fundit e kam takuar ditën e enjte, javën e kaluar në afërsi të Komunës së Parisit, ku i kam marrë çelësat e apartamentit që ai kishte në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë, pasi doja të qëndroja tek kjo shtëpi pasi nuk kisha ku të flija. Unë atë ditë kam shkuar në apartament rreth orës 22:30 dhe aty nuk kam gjetur ndonjë persona në shtëpi. Para ditës së enjte nuk e mbaj mend saktësisht se kur e kam takuar Klodianin”, mëson Shqiptarja.com, dëshminë që Olsi Qalliaj ka dhënë në polici.Por një tjetër detaj i fortë në dëshminë e tij është edhe pjesa kur flitet për një makinë që Olsi Qalliaj ka shitur.

Kam parë që të njëjtën makinë të cilën unë e përdorja deri para katër muajsh, ta përdorte Klodian Bane. “Edhe para pesë ditësh e kam parë këtë automjet ta përdorë përsëri Klodi në Fier. e kaa përdorur Klodi në Tiranë”, mësohet të jetë shprehur 22-vjeçari nga Fieri. Edhe pse vetëm 22 vjeç, Olsi Qalliaj nga Fieri bënte një jetë mjaft luksoze, të cilën e ekspozonte edhe në rrjetet sociale. Makina super të shtrenjta dhe luksoze dhe udhëtime me skaf. /l.m

Next Post
Tronditet Laçi, breshëri kallashnikovi ndaj 25-vjeçarit pas sherrit për parkimin

Skemë mashtrimi me TVSH-në, policia arreston 20 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

January 13, 2026
Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

January 13, 2026
Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle e postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle e postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

January 13, 2026
Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

January 13, 2026
“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

January 13, 2026
Zbulohen anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Zyrtarë të ambasadës së SHBA takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

January 13, 2026
Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In