• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lirohet maturanti i arrestuar, hetohen policët (Video)

by Java News
08/09/2015 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës ka liruar maturantin të cilin e kishte arrestuar të shtunën gjatë kohës së mbajtjes së testit të maturës në Kaçanik ndërsa ka paralajmëruar hetim për policët që e arrestuan maturantin, në rast se del që ata kanë bërë shkelje në këtë rast.

Arrestimi i maturantit ka ndodhur në shkollën “Emin Duraku” të Kaçanikut me pretekstin se maturanti kishte përdorur telefonin gjatë kohës sa po i nënshtrohej testit për ta fotografuar këtë test.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha sot për KALLXO.com se arrestimi ka ndodhur “pas kërkesës së administratorit se një nxënës po pengon mbarëvajtjen e procesit të testimit si dhe i njëjti është kapur nga mbikëqyrësi i asaj klase duke fotografuar pyetjet e testit dhe duke  tentuar që të njëjtat t‘i shpërndajë me telefon”.

Gashi tha se Policia e ka shoqëruar nxënësin në stacionin policor ku është intervistuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori lidhur me ketë rast.

Sipas tij, Prokurori ka kërkuar që të përgatitet një raport dhe të dërgohet në prokurori e cila më pas do t’i analizoj faktet të hapë rast, nëse ka elemente të veprës penale.

“Pas intervistimit, personi është liruar ndërsa nga ana e policisë janë duke u zhvilluar hetime preliminare ndaj zyrtarëve policore se a ka elemente të tejkalimit të autorizimeve dhe nëse dokumentohet se ka shkelje, lënda do të procedohet në IPK”, tha zëdhënësi Gashi.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Azem Guri, tha për KALLXO.com se është në pritje të sqarimit të plotë zyrtar të asaj çfarë ka ndodhur të shtunën në këtë shkollë të Kaçanikut.

“Ne presim të dhënat me shkrim nga kryetari i Qendrës së Testimit por në bazë të njoftimit nga kjo qendër, maturanti nuk është sjellë mirë me kryetarin e qendrës”, tha Guri.

“Policia i di autorizimet e veta dhe ka asistuar në bazë të kërkesës sonë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Inspektorati Policor i Kosovës tha për KALLXO.comse nuk ka pranuar asnjë ankesë nga ky rast.

“IPK nuk ka pranuar ndonjë rast të tillë nga Policia e Kosovës”, tha Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Next Post

Laura Barth, imazhi i ri Juventus Tv (Fotot e modeles seksi)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In