Dy ditë pas arrestimit, Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e sotme lirimin e ish-shefit të Krimeve Krenar Behari. Behari u vu në pranga me kërkesë të prokurorit Arjan Ndoja për moszbatim të urdhrit të tij. Ngjarja kishte të bënte me një person, ndaj të cilit prokurori kishte vendosur hetimin në gjendje të lirë, por shefi I Krimeve I kishte vënë pranga. Për këtë arsye, prokurori kishe nxjerrë urdhër arresti për të, ndërsa ai ëstë lënë me detyrim paraqitjeje pranë policisë gjyqësore.