Gjykata e Tiranës vendosi të japë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 18-vjeçarin Marsel Qeleshi që qëlloi me gurë autobusin ku udhëtonin lojëtarët e kombëtares serbe.
Prokuroria kishte kërkuar mbajtjen e tij në burg. Qeleshi akuzohet për prishje të qetësisë publike, dëmtim prone dhe veprime të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht.
“E kam bërë nga inati, ata çfarë nuk i kanë bërë lojtarëve tanë në Beograd. I rrahën e i dërrmuan. Mua mu kujtuan këto dhe i gjuajta me gurë. E kam bërë nga inati, në formë hakmarrje”, ka thënë ai para gjykatë