Dy djemtë e ish-presidentit egjiptian, Hosni Moubarak, të cilin revolucioni i vitit 2011 e rrëzoi nga pushteti, u arrestuan të shtunën për ”manipulim në Bursë”, u liruan sot me garanci, sipas një burimi gjyqësor dhe avokatit të tyre.
Alaa dhe Gamal Moubarak së bashku me tre persona të tjerë janë vënë nën akuzë pasi bashkëpunuan për të përvetësuar pjesën më të madhe aksioneve të disa bankave nëpërmjet kompanive fantazmë, pa i deklaruar ato në Bursë, siç e udhëzon ligji.
Pas rrëzimit të Hosni Mubarak në sajë të Pranverës Arabe, nisën disa procedura gjyqësore ndaj ish-kreut të Shtetit, i cili qëndroi 30 vite në pushtet (1981-2011), dhe ndaj të afërmeve të tij.
/b.d











