Dy pengje amerikane të mbajtura nga Hamasi janë liruar “për arsye humanitare”, tha zëdhënësi i krahut të armatosur të organizatës Abu Ubaida. Sipas asaj që raporton CNN, bëhet fjalë për nënë e bijë.
Ai tha se ishte në përgjigje të përpjekjeve të ndërmjetësimit të Katarit dhe për t’i “provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”.
“Si përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t’i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza. ”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Abu Obaida.
Lirimi vjen si rezultat i negociatave mes Katarit dhe Hamasit që filluan pasi këta të fundit rrëmbyen rreth 200 persona nga Izraeli më 7 tetor./m.j