Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë lënë qelitë e paraburgimit. Ata janë lënë të lirë pasi nuk ka arsye ligjore për mbajtjen e tyre në qeli.
Deputetët Kurti dhe Bujupi akuzohen për hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.
Në seancë, Albin Kurti tha se veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale, por shkeje të rregullave në institucionin e Kuvendit.
Sipas Klan Kosovës, aktgjykimi për deputetët e Vetëvendosjes që janë të akuzuar, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e Albulena Haxhiu, do të merret me 3 Janar në orën 13:00
a.ç