• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lirimi i të dënuarve, Gjonaj: Gjyqtarë e prokurorë po shfrytëzojnë situatën tranzitore në Drejtësi

by A R
18/01/2020 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë shfrytëzuar situatën tranzitore të Reformës në Drejtësi, duke liruar të dënuar në shkelje të rëndë të Kodit Penal”, deklaroi dje  në mbrëmje ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një lidhje direkte me studion e emisionit “Java në RTSH”, Gjonaj iu referua rastit të lirimit nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle.

“Ky rast po raste të ngjashme të lirimeve nga gjykatat duhen parandaluar. Disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë shfrytëzuar situatën tranzitore të reformës. Elementë të tillë në sistemin e drejtësisë cenojnë besimin e publikut”, tha ajo.

Ajo tha se ka kërkuar nga KPK që këtë gjyqtare apo të tjerë që kryejnë shkelje me veprimet apo mosveprimet e tyre t’i kalojnë me prioritet në skanimin e procesit të Vetingut.

“Kodi Penal i parashikon qartësisht kriteret për përfitimin e lirimit me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm. Ministria e Drejtësisë ka kryer një hetim të plotë të dokumentacionit. Edhe në vitin 2018 ka pasur të njëjtin trajtim ligjor mënyra se si gjyqtarja e ka përdorur Kodin Penal dhe e ka interpretuar dhe kjo në konsideratat tona është në shkelje të rëndë të Kodit Penal”, tha Gjonaj në studion e emisionit “Java në RTSH”.

Ministrja theksoi se “qeveria ka propozuar disa ndryshime për ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim ndëshkimin e këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Gjonaj u pyet nga analisti Lorenc Vangjeli për ekzistencën e një dosje me shkresa, që ajo ua ka përcjellë disa institucioneve dhe që redaksia e emisionit “Java në RTSH” e disponon ekskluzivisht.

Lorenc Vangjeli: Redaksia e emisionit tonë ka ne dispozicion një dosje e cila ka disa shkresa që I drejtohen KPK-së, ONM-së, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Kryeprokurorit Olsian Ccela. Keni marrë përgjigje për këtë korrespondencë me këto institucione?

Etilda Gjonaj: Unë nuk e di mënyrën se pse I keni ju këto shkresa, sepse janë institucionale..

Vangjeli: Ky është profesioni jonë si gazetarë. JU a keni marrë përgjigje?

Gjonaj: Unë kam kërkuar pikërisht ato masa që janë ëbrë publike. Ende nuk kemi marrë përgjigje. Megjithatë u kemi lënë kohë që të marrin masa për të reaguar.

Next Post
Kanabis në formë çokollate/ Detajet e operacionit “Tranzit”: 7 të arrestuar, mes tyre edhe vëllai i shefit të policisë së Dibrës

Kanabis në formë çokollate/ Detajet e operacionit “Tranzit”: 7 të arrestuar, mes tyre edhe vëllai i shefit të policisë së Dibrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In