• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Lirimi’ i Kostandin Xhuvanit, Burgjet nxjerrin blof Berishën: Ja e vërteta!

by Java News
21/11/2018 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas denoncimit që bëri sot ish-kryeministri Sali Berisha se Kostandim Xhuvani ishte liruar nga burgu pasi i ishte nënshtruar një operacioni, ka reaguar drejtoria e Burgjeve

Mesohet se Xhuvani, djali i aktores dhe ish-deputetes së PS-së Luiza Xhuvani, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ ku është dërguar nën masa të rrepta sigurie.

Burgjet sqarojne se pas qëndrimit njëditor në reaminacion, Xhuvani është transferuar në spitalin e Burgjeve, ku vijon të jetë aktualisht, nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burg, pa të drejtë lirimi me kusht, pasi akuzohet për vrasjen e 5 personave në një lokal në zonën e Fakultetit Histori-Filologji, krim të cilin e pranoi, duke i shpëtuar edhe burgimit të përjetshëm.

DEKLARATA E DREJTORISE SE BURGJEVE:

Nisur nga një lajm krejtësisht i pavërtetë i përhapur në disa portale të disa mediave në vend, pa asnjë konfirmim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që pretendonte për lirimin e të dënuarit Kostandin Gjergj Xhuvani, sqarojmë sa më poshtë vijon:
Kostandin Gjergj Xhuvani i datëlindjes 24.06.1989, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më 35 vjet burgim me vendimin Nr.670 datë 10.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga dënimi i dhënë i mbeten për të vuajtur edhe 30 vjet 7 muaj 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në Rrethana Cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa Leje” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/5 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dënim të cilin është duke e vuajtur në seksionin e sigurisë së lartë në IEVPenale Fushë Krujë.
Si çdo i dënuar tjetër, edhe të dënuarit Konstandin Xhuvani i garantohen të drejtat e përcaktuara në Ligjin Nr. 8328, datë 14.06.2018, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (i ndryshuar).
Thënë kjo, ju bëjmë me dije se në datën 30.10.2018 Kostandin Xhuvani është hospitalizuar ne IVSHB (Spitali i Burgut) për disa probleme shëndetësorë, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407.

Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankonte për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësore me mjekun specialist proktolog të “ QSUT Nënë Tereza”, ku ka rezultuar me:

– Anemi(Hb 8mg/dl).

– Prolaps hemoroidal.
Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.
Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT “Nënë Tereza”, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Po në këtë datë, pas përfundimit të operacionit, pacienti Konstandin Xhuvani është rikthyer në IVSHB (Spitali i Burgut) për trajtim të mëtejshëm sipas rekomandimeve të mjekëve specialistë të QSUT “Nënë Tereza”.
Në ditët në vijim është konsultuar me mjekët specialistë (mjekun hematolog për problemin e anemisë) dhe është trajtuar në IVSHB (Spitali i Burgut) sipas rekomandimeve të tyre.

Aktualisht, ky i dënuar është i hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut), dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore do të bëhet dalje nga IVSHB (Spitali i Burgut) drejt IEVP Fushe Krujë.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Rama publikon projektin: Ja si do jetë Unaza e Madhe lindore e Tiranës!

KKT miraton lejen për ndërtimin e Unazës së Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com