• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lirimi i ish-kreut të Tatimeve, Akuza: Absurde, vodhi 6 mln €

by
05/05/2015 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës për shpalljen të pafajshëm të ish-Drejtorit të Tatimeve i vënë nën akuzë për përfitimin e 6 milionë eurove përmes skemave të mashtrimit.

Sipas organit të akuzës është absurd vendimi i Gjykatës ku nga 8 personat e akuzuar si të përfshirë në një skemë mashtruese me rimbursimin e TVSH-së, nga e cila kanë përfituar rreth 6 milion euro dy administratorë të disa firmave fantazmë, me ndihmën e disa ish-punonjësve të Drejtorisë së Tatimeve Tiranë, 7 prej tyre janë shpallur fajtorë në procese gjyqësore të veçuara, ndërkohë që ish-drejtori i Drejtori i Tatimeve Ismail Muça, është shpallur i pafajshëm.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të shtetasit Ismail Muça dhe dënimin e tij me 14 vite burgim për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, të kryer në bashkëpunim;“Fallsifikimit të dokumentave”, të kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Nga ana e Prokurorisë së Tiranës, ky shtetas konsiderohej si personi kyç në këtë skemë mashtruese, për faktin se urdhëronte kontrollin mbi këto subjekte fantazmë, fillonte procedurën e rimbursimit, e miratonte atë dhe në fund urdhëronte me akte të veçantë për kalimin e shumës së rimbursimit të TVSH nga thesari i shtetit në llogari të kompanive, të cilat deklaronin në mënyrë fiktive xhiro biznesi.

Në seancën e fundit, zhvilluar ditën e sotme, trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Artan Gjermeni e shpalli të pafajshëm.

Gjatë hetimit të zhvilluar nga Njësia Task-Force e Prokurorisë Tiranë, në bashkëpunim me administratën tatimore, u arrit të siguroheshin prova se dy administratorët, në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës kanë përfituar në mënyrë të padrejtë vlerën e rimbursimit të TVSH-së (Tatimit mbi Vlerën e Shtuar) për disa kompani, të cilat ekzistonin vetëm fiktivisht dhe nuk kishin zhvilluar asnjëlloj aktiviteti. Në këtë hetim dhe gjykim kanë qenë të përfshirë në total 8 persona, nga të cilët dy administratorë kompanish dhe 6 ish-punonjës të Tatimeve Tiranë, përfshirë edhe ish-drejtorin Muça.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

PS: Basha ka shënuar rekord premtimesh të pambajtura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In