• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lirimi i hapësirave, Veliaj paralajmëron kundër “zgarave e zhurmave”

by Java News
21/04/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisma “Tirana në punë” ka vijuar me lirimin e hapësirave, rikualifikimin urban dhe ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë në Njësinë Administrative Nr. 9. Pas njësive 5 dhe 10, Bashkia e Tiranës po i kushton vëmendje fillimisht lirimit të hapësirave për lulishte, rrugë dhe trotuare në njësinë 9, e më pas do vijojë me urbanizimin e zonës, me fokus të veçantë kthimin e shesheve mes pallateve në kënde lojërash për fëmijë. Puna ka nisur fillimisht nga blloku i pallateve përgjatë rrugës “Mine Peza”, në prani edhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai theksoi se ky projekt ka si synim heqjen e të gjitha pengesave që kanë zaptuar pronën publike dhe krijimin e hapësirave dhe këndeve për fëmijë në gjithë qytetin. “Siç kemi premtuar, përveç këndit të lojërave për fëmijë te liqeni, i cili do të jetë edhe këndi më i madh e më i bukur i qytetit, do të shpërndahemi në çdo lagje, për t’u siguruar që secila prej 11 lagjeve urbane të Tiranës të ketë një hapësirë të këndshme komunitare, për fëmijët dhe familjet”, tha kryebashkiaku. Më tej, ai shtoi se veç punës së bërë gjatë vitit të shkuar me çerdhet dhe punës së nisur me rikonstruktimin e kopshteve, krijimi i këndeve të lojërave është një tjetër nismë e Bashkisë së Tiranës që shkon për më të vegjlit e qytetit.

“E filluam mandatin duke bërë punë për fëmijët; çerdhet vitin e kaluar, kopshtet këtë vit, por sigurisht përveç institucioneve sociale një pjesë e madhe e jetës për fëmijët kalon në lagjet ku banojnë qytetarët. Kjo është arsyeja pse kjo hapësirë këtu në rrugën ‘Mine Peza’ shënon fillimin e punëve për kënde lojërash në çdo lagje. Ne do të vazhdojmë te zona e maternitetit, do të vazhdojmë në 11 njësitë e Tiranës urbane dhe besoj se deri në fund të verës do të kemi pajisur të gjitha lagjet e Tiranës me hapësira të ngjashme”, shtoi Veliaj.

Ai ftoi çdo qytetar apo biznes që ka dëshirë t’i bashkohet nismës për të kontribuar për të mirën e fëmijëve. “Për të gjithë ata që kanë diçka për të kontribuar, që mund të japin diçka, qoftë pemë, stola, lojëra për fëmijë, i ftoj t’i bashkohen përpjekjes së Bashkisë së Tiranës, si për të rregulluar sheshet dhe këndet e lojërave në çdo lagje, apo ndihmuar qoftë edhe me bazë materiale, në mënyrë që punëtorët e bashkisë të riparojnë fasadat e pallateve”, tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se kështu, kontributi kthehet në të mirë edhe për vetë ata, pasi rregullimi i rrugëve, trotuareve, ndriçimi, lulishtet dhe këndet e lojërave do të risin vlerën e zonës dhe lagjes.

“Çdo investim rrit vlerën e pronës, që do të thotë se çdo investim këtu i rrit vlerën 10 pallateve që e rrethojnë këtë shesh, u rrit vlerën të gjitha dyqaneve dhe bizneseve rrotull”, shtoi Veliaj. Ndaj, ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që teksa bashkia bën punimet, të tregojnë bashkëpunim dhe të largojnë vetë gardhet dhe çdo pengesë me të cilën kanë zaptuar një hapësirë publike.

“Bashkia e Tiranës harxhon një pjesë të madhe të buxhetit për mirëmbajtje, për të riparuar objektet që vandalizohen, ndaj dua që secili qytetar, duke qenë se kontribuon me taksa, të ndihmojë edhe me ruajtjen e tyre. Duhet t’i ruajmë këto investime dhe të sigurohemi që Tirana në fund të këtij mandati të jetë një qytet që ka kënde të mëdha lojërash, parqe si Liqeni Artificial, Kashari, Vaqarri, Farka, por sigurisht edhe parqe më të vogla lojërash, aty ku ata banojnë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku bëri të ditur se Bashkia e Tiranës është e angazhuar që brenda këtij viti, secili prej pallateve në Tiranë të ketë caktuar administratorin e vet. Kjo, sipas tij, do të ndihmojë edhe në ruajtjen e pronës së përbashkët, siç janë hapësirat ndërmjet pallateve.

Nga ana tjetër, Veliaj paralajmëroi nisjen e një aksioni të ri të Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të banorëve për ndotjet akustike dhe tymrat që lëshojnë një pjesë e lokaleve. “Këtë vit do të bëjmë një kontroll të të gjitha sipërmarrjeve që ndodhen nëpër zona. Ka shumë qytetarë të shqetësuar nga shtimi i zgarave dhe zhurmave. Unë besoj se një qytet modern ka hapësira ku mund të ketë festë deri në të gdhirë, ku mund të ketë qofte e tym, por nuk janë hapësirat e lagjeve, ndaj kërkoj mirëkuptimin e gjithë bizneseve që deri tani kanë përdorur apartamente të lagjeve, se duhet të respektojnë rregullat e bashkisë dhe qytetit”, përfundoi ai.

Next Post

Volkswagen-SHBA merren vesh për riblerjen e makinave “difektoze”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

December 29, 2025
Parashikimi i motit, e diela me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

December 29, 2025
Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

December 29, 2025
Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

December 29, 2025
Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

December 29, 2025
Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf me përmbysje ndaj Egnatias

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf me përmbysje ndaj Egnatias

December 29, 2025
Samiti në Londër bën bashkë Ramën dhe Kurtin pas përplasjes për tubimin pro UÇK-së në Tiranë

Rama ka punuar kundër? Kurti: Nuk jam në dijeni të kësaj, duam të rritet afrimi me Shqipërinë

December 29, 2025
U përfshinë nga flakët ndërsa flinin në dhomat e tyre, 16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh

U përfshinë nga flakët ndërsa flinin në dhomat e tyre, 16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com