• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

by A R
29/03/2026 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë pa ndërprerje, si një angazhim afatgjatë për rivendosjen e rendit në përdorimin e tyre. Në podkastin e javës “Flasim”, ai theksoi se procesi po përballet me një mentalitet të rrënjosur ndër vite, por rezultatet kanë nisur të jenë konkrete.

“Vazhdon, vazhdon, vazhdon me këmbëngulje lirimi i hapësirave publike dhe imponimi i një statusi të ri të hapësirës publike. Nuk është e lehtë. Është lufta me një mentalitet të rrënjosur, mesa duket ende më thellë sesa këto 30 e kusur vite. Mesa duket, i kombinuar edhe me mentalitetin e përpara kohës kur hapësirat publike ishin hapësirat e një shteti unik në një diktaturë të ashtuquajtur të proletariatit, ku proletarët i kishin të gjitha me fjalë dhe i kishin të gjitha bashkë, por s’kishin absolutisht asgjë. Në ndërkohë që procesi, siç e kam thënë qysh në krye të herës, mbasi kemi fituar mandatin e katërt, nuk është një proces i përkohshëm, nuk është një aksion i një jave, një muaji, dy muajsh, por është një angazhim i vazhdueshëm, i vazhdueshëm, i vazhdueshëm për të rivendosur rregullin në përdorimin e hapësirave të përbashkëta”, u shpreh Rama.

Sipas tij vetëm në Tiranë janë çliruar rreth 140 mijë metra katrorë hapësira të zaptuara, ndërsa ndërhyrjet po shtrihen edhe në zona rurale dhe turistike, ku janë evidentuar ndërtime pa leje dhe hedhje inertesh. Rama nënvizoi se paralelisht po hartohen modele të reja dhe një rregullore e përgjithshme, që do të përcaktojë qartë kufijtë e përdorimit të hapësirave publike për bizneset dhe qytetarët.

“Vetëm në Tiranë, ku janë identifikuar shumë problematika që lidhen me zaptime hapësirash publike, janë çliruar 140 mijë metra katrorë, që nuk janë pak, ndërsa në zona si, për shembull, zona këtu në qendër, janë ndërmarrë edhe ndërhyrje shumë të forta për të siguruar çlirimin e hapësirave publike. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se në të njëjtën kohë po shtrihemi edhe në zonat e banuara rurale, po shtrihemi edhe në zonat që, natyrisht, dhe pikërisht pse janë zona me interes turistik, nuk mund të jenë pika ku hidhen inerte e ku ngrihen ngrehina të pakuptimta pa leje dhe paralelisht po ecim me modelet e reja që do të zëvendësojnë ato të vjetrat në bazë të studimeve të bëra nga arkitektë dhe në bazë të punës së bërë nga bashkia, si dhe përfundojmë rregulloren e përgjithshme mbi bazën e së cilës pastaj të gjithë ata që funksionojnë në sipërmarrjen që lidhet me shfrytëzimin e hapësirës publike do të kenë të qartë se ku janë kufijtë e tyre. Dhe faktikisht, parimi i thjeshtë do të jetë 70 me 30% i një hapësire, ku 70% do të jetë gjithmonë i publikut, do të jetë gjithmonë i komunitetit, do të jetë gjithmonë i atyre që ecin në këmbë”.

Next Post
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In