• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lirimi i hapësirave publike, gjobiten 173 biznese në 1 javë

by
28/08/2015 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lirimi i hapësirave publike, gjobiten 173 biznese në 1 javë

Në një javë nga aksioni për lirimin e hapësirave publike janë gjobitur 173 biznese apo individë. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, vëzhgoi sot nga afër aksionin rrugën “Ibrahim Rugova”, duke theksuar se nuk do të ketë tolerime për shkelësit e ligjeve.

Paskali deklaroi se, aksioni në njësinë nr. 5 do të vijojë pa ndërprerje, ndërkohë që u bëri thirrje qytetarëve që të lirojnë hapësirat publike që kanë zaptuar.

“Në emër të Bashkisë së Tiranës, u drejtohem të gjithë shkelësve të ligjit: Zmbrapsuni, sepse ne nuk do të tolerojmë askënd që dëmton hapësirat e përbashkëta! Qytetarët e Tiranës nuk kanë pse të paguajnë dhe të vuajnë pasojat e qytetarëve apo bizneseve që duan të përfitojnë në mënyrë të pandershme, duke pushtuar hapësirat e përbashkëta”, u shpreh Paskali për median.

Sipas saj, Bashkia e Tiranës është e vendosur në vijimin e aksionit, me qëllim kthimin e të gjitha hapësirave të gjelbra publike apo që janë zënë në mënyrë të paligjshme.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës njoftoi se Policia Bashkiake dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, paralelisht me vijimin e aksionit, po vendosin gjoba për të gjithë ata që zaptojnë ose ndotin hapësirat publike.

“Në rreth një javë të këtij aksioni, Policia Bashkiake dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë vendosur 173 gjoba për të gjitha bizneset apo individët, që kanë pushtuar hapësirat apo që kanë kryer ndërtime të tjera të paligjshme”, deklaroi Paskali. Gjithashtu, ajo theksoi se edhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur për prishjen e 23 objekteve të paligjshme në Tiranë, të cilat dëmtojnë dhe zënë hapësirat publike.

Interesimit të mediave nëse ka pasur kundërshtime nga ana e qytetarëve apo bizneseve, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali iu përgjigj: “Deri tani kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, edhe me bizneset. Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se këto janë shkelje, nuk është se dikujt po i hiqet apo po i çmontohet diçka në mënyrë të padrejtë. Janë pushtime të paligjshme të hapësirave publike”.

 

Next Post

FOTO/ Kim Kardashian nuk është më seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

July 15, 2026
Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

July 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse biznesi shqiptar është i përçarë përballë gjobëvënies së revolucionit

July 15, 2026
Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

July 15, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

July 15, 2026
Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

July 15, 2026
Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

July 15, 2026
Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

July 15, 2026
Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

July 15, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

“Paqja” në tregun e karburanteve zgjati pak, nafta i afrohet 200 lekëve

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In