Aksioni i djeshëm në zonën e ish-Bllokut për rikthimin e hapësirave publike nuk është ndalur as në selinë e LSI.
Policia bashkiake nisi dje aksionin e heqjes së tavolinave apo tabelave në trotuare dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në selinë e kryeparlamentarit Meta.
Megjithëse një zyrtar i LSI ka tentuar të ndalojë policinë bashkiake pas disa minutash diskutim policia bashkiake ka ndërhyrë duke hequr tabelat “Parking” apo tavolina dhe karrige që kishin zaptuar rrugën.
Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj nisi çmontimin e shkollës jopublike “Kristaq Rama”e cila mban emrin e babait të kryeministrit Rama.