Gjykata e Durrësit e la të lirë një ditë më parë mbështetësin e Gylen, duke rrëzuar kështu edhe kërkesën për ekstradim. Në një reagim për Report Tv, Sinan Cem Baş, konsull i ambasadës turke tha se vendimi i Gjykatës së Durrësit është skandaloz dhe cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“Jemi tejet të zhgënjyer nga vendimi për mosekstradim. Gjykata e Durrësit dha dy vendime skandaloze. Turqia solli përpara gjykatës të gjitha dokumente, por avokatët e Muhammed Aydogmus e politizuan çështjen. Gjykatësi ra në kurthin e politizimit të cështjes. Aydogmus është anëtar i një organizate terroriste.
Ky vendim i Gjykatës së Durrësit është kundra sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Shqipëria dha shembull të keq në luftën kundër terrorizmit. Muhammed Aydogmus bleu pasaportat false nga grupe kriminale në Shqipëri. Vendimi i hap rrugë të tjerë terristëve për bashëpunim kriminal”, u shpreh Sinan Cem Baş./a.m.