• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lirimi i Endrit Dokles/ Gjonaj: Kemi pasur sinjalizim më herët nga drejtoria e burgjeve. Kërkesë KLP e ONM për gjyqtaren

by Java News
25/01/2020 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se ka pasur një indicie nga burgjet për lirimin e Endrit Dokles.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjonaj foli për çështjen e lirimit të Dokles që bëri bujë në media pasi ai vuante dënimin me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit.

Gjonaj tha se i është drejtuar të gjitha institucioneve të drejtësisë për gjyqtaren që dha vendimin dhe ka kërkuar që të përfshihen në një listë prioritare për vetting gjyqtarë si ajo.

“Për çështjen Dokle ne kemi pasur një sinjalizim dhe më herët nga drejtoria e burgjeve dhe e shërbimit të provës ku ka pasur një indicie të cilën e kemi referuar si shqetësim tek institucionet e drejtësisë. Ka qenë një indicie që mund të lirohej subjekti. Kur është dhënë vendimi nga gjyqtarja kam filluar një hetim administrativ. Nga verifikimi paraprak që kemi kryer ka rezultuar që vendimi i gjyqtares është marrë në kundërshtim me kodin penal dhe vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë. I jam drejtuar të gjitha institucioneve të drejtësisë edhe KLGJ që të marrë menjëherë masën për pezullimin e gjyqtares dhe KLP dhe ONM me qëllim që këtë gjyqtare apo subjekte të tjera t’i përfshijnë në mënyrë prioritare për vetting”, deklaroi ministrja.

E pyetur se si mund të ndalojë ministria marrjen e një vendimi të tillë, Gjonaj tha se kjo gjë nuk mund të parandalohet por se ka disa masa nga ana e saj.

“Nuk është rasti i parë. Nëse ka pasur një reagim të fortë nga ana ime ka qenë pikërisht që këto fenomene të parandalohen. Ka pasur me të njëjtën gjyqtare të njëjtën situatë. E njëjta situatë dhe me gjyqtarë të tjerë që kanë dhënë vendime të paligjshme për të cilët ministria e drejtësisë ka dhënë sinjalizimin por është kërkuar dhe procedim disiplinor. Por është një aspekt që Ministria e Drejtësisë nuk mund ta parandalojë.

Unë kam nxjerrë urdhra që detyrojnë Drejtorinë e Burgjeve dhe shërbimit të provës që të informojnë për kërkesat që çojnë në gjykatë për të informuar për ato subjekte që janë të dënuar me mbi 15 vite burg”, u shpreh ajo.

Sa i përket përfshirjes së zyrtarëve të burgjeve në këtë çështje, Gjonaj tha se ka pezulluar zyrtarin përgjegjës dhe ka një kallëzim penal për të.

“Situata e burgjeve nuk është se lindi sot me të njëjtën problematikë. Dhe në rastin e Dokles kishte një cedim, një shkelje nga drejtori i shërbimit të provës në burgun e Fushë-Krujës dhe ndaj u pezullua por ka pasur dhe një kallëzim penal ndaj tij për raportin e paraqitur”, u shpreh ajo.

Lidhur me ndryshimet e kodit penal Gjonaj tha se kodi penal, mendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë janë të qarta.

“Këto janë vendimmarrje në kundërshtim me ligjin, me kodin penal. Sa i përket masave të reja që duhen marrë është pikërisht një paketë me ndryshime ligjore që qeveria ka përgatitur e ka dorëzuar në parlament me qëllim që të përfshihen disa mekanizma për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të mund të pezullohen me vendim të inspektorit të lartë të drejtësisë dhe me vendimmarrje të këshillave. Besoj se do miratohen shpejt nga parlamenti këto masa dhe do jenë ndihmë për institucionet e drejtësisë që raste të tilla të parandalohen”, theksoi ministrja Gjonaj./BW

g.kosovari

Next Post
E bujshme/ Princi Bin Salman tenton të blejë klubin e njohur anglez për 340 milionë paund

E bujshme/ Princi Bin Salman tenton të blejë klubin e njohur anglez për 340 milionë paund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

July 5, 2026
Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

July 5, 2026
Merr flakë sipërfaqja me ullishte në Fier, banorët ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

Merr flakë sipërfaqja me ullishte në Fier, banorët ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

July 5, 2026
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

July 5, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

U konfliktuan një natë më parë/ Një person plagoset me sëpatë në Korçë, arrestohet autori

July 5, 2026
Një tjetër shqiptar në paraburgimet e Serbisë, familjarët bëjnë publik rastin

Një tjetër shqiptar në paraburgimet e Serbisë, familjarët bëjnë publik rastin

July 5, 2026
Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues

Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues

July 5, 2026
“Mos e lini të shndërrohet në një shfaqje të Trumpit”, paralajmërimi i Melonit para Samitit të NATO-s

“Mos e lini të shndërrohet në një shfaqje të Trumpit”, paralajmërimi i Melonit para Samitit të NATO-s

July 5, 2026
Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

July 5, 2026
Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur, bilanci tragjik i tërmetit shkatërrues në Venezuelë

Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur, bilanci tragjik i tërmetit shkatërrues në Venezuelë

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In