• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lirimi i ‘Ben Çamit’/ Skema si i ranë akuzat ndaj tij në gjyq

by Java News
28/06/2017 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Apeli i Krimeve të Rënda liroi dje nga qelitë e burgut Lutfi Shabanin, personazhin e njohur edhe si “Ben Çami”.  Ai u lirua për shkak të përmbushjes së afateve të dënimit me 2 vjet burg të dhënë ndaj tij nga Shkalla e Parë për Krimet e Rënda në maj të këtij viti. I dënuari Shabani qëndroi në qeli nga 25 shkurti 2016, datë kur u arrestua si një nga personat e dyshuar për tentativën e trafikimit të një sasie prej 574 kilogramësh kanabis drejt Turqisë.

Kjo akuzë nuk u provua gjatë hetimit. Shabani u dërgua për gjykim vetëm për akuzën e “moskallëzimit të krimit”, për të cilën u deklarua i fajshëm. Vendimi i djeshëm i Apelit është ekzekutuar rreth orëve të pasdites, kur Shabani është larguar nga qelitë e burgut të Durrësit, për të shijuar lirinë.

LIRIMI

Vendimi që nxori nga qelia të akuzuarin Shabani u shpall nga një pesëshe e Apelit e kryesuar nga gjyqtarja Saida Dollani. Trupi gjykues pranoi kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Shabanit, avokatit Detar Hysi, për shuarje të masës së sigurisë “arrest në burg” të klientit të tij.

Burime pranë gjykatës pohuan se avokati Hysi ka kërkuar lirimin e Shabanit, duke i bërë me dije gjykatës kishte përfunduar afati kohor i masës së dënimit me burg për të. Kërkesa e avokatit është pranuar edhe nga përfaqësuesi i akuzës në sallën e gjyqit, prokurori Artan Bajramaj.

Pas tërheqjes në dhomën e këshillimit Kolegji Penal i Apelit e ka vlerësuar si të drejtë kërkesën, duke vendosur shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Shabanit. Në të njëjtin vendim Apeli ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të kërkuesit Lufti Shabani nga ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, nëse ai nuk mbahet i izoluar për llogari të ndonjë mase tjetër sigurimi “arrest në burg”.

DENIMI

Për shkak të precedentëve të tij të mëparshëm dhe dy dënimeve të marra për vepra penale në lidhje me trafikun e narkotikëve, arrestimi i Lutfi Shabanit u përcoll me bujë në shkurt të vitit të kaluar. Fillimisht ndaj tij u caktua masa “arrest në burg” si një nga tre personat të dyshuar për tentativën e trafikimit të 574 kilogramëve kanabis jashtë vendit.

E njëjta masë sigurie u caktua edhe për dy të arrestuarit e tjerë për të njëjtën ngarkesës, Eldi Zahiri dhe Janaq Kaceli. Sasia e drogës u gjet dhe u bllokua nga policia e pikëkalimit kufitar të Kapshticës, e fshehur në rimorkion e një kamion që tentoi të kalonte mbrëmjen e 25 shkurtit. Gjatë hetimit Prokuroria për Krimet e Rënda vlerësoi se nuk kishte prova për përfshirjen e Shabanit në linjën e trafikut të drogës dhe ai u konsiderua përgjegjës vetëm për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Shabani ka pasur dijeni se një person me emrin Lenci, i paidentifikuar, kishte sasi drogë. Këtë fakt pretendohet se ai ia ka rrëfyer dy të pandehurve të tjerë. Organi i akuzës pretendoi se i pandehuri Shabani ka pasur dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme dhe nuk e ka kallëzuar atë në organet kompetente.

Më 31 maj 2017 Gjykata për Krimet e Rënda përfundoi gjykimin e kësaj dosjeje, i cili u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht gjykata vendosi deklarimin e fajshëm të Shabanit për akuzën e “moskallëzimit të krimit” dhe dënimin e tij përfundimtar me 2 vjet burg.

Që në momentin e arrestimit dhe më pas gjatë seancave të caktimit të masës së sigurisë ndaj tij në Shkallën e Parë dhe në Apel, Shabani ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën dhe ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me sasinë e hashashit të bllokuar në Kapshticë. Ai ka mbajtur qëndrim mohues edhe në lidhje me akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Në seancën e konkluzioneve përfundimtare ai kërkoi deklarimin e pafajshëm në lidhje me këtë akuzë. Burime pranë gjykatës konfirmuan se Shabani e ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë, ku kërkon prishjen e këtij dënimi dhe shpalljen e tij të pafajshëm në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij.

ma.me

Next Post
SHBA/ CNN reagon ashpër ndaj deklaratave të Trump

Dorëhiqen tre gazetarë të CNN, publikuan “Fake News’ mbi Russiagate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In