Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjykatësin Petraq Curri, që liroi të ashtuquajturin ‘baron i drogës’, Alket Hatiajn, duke rrëzuar prokurorinë e Durrësit.
Alket Hatiaj është dënuar 20 vjet për trafik droge në Itali dhe u arrestuar pak ditë më parë për arsye ekstradimi drejt Italisë por u lirua nga Gjykata.
KLD caktoi 2 inspektorë të kontrollojnë dosjen e Hatiajt, të cilët do të shkojnë në Gjykatën e Durrësit për të kryer hetime. Në përfundim të këtyre hetimeve do ketë raport final nga inspektorët.
Nisja e hetimit u kërkua nga ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi. Në vendimin për lirimin e Hatiajt, gjykatësi Petraq Curri arsyetoi se ai e kishte kryer dënimin në Shqipëri.
a.ç