• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Liria nuk gjykohet”- Majko para vendimit të Hagës: Kujdes nga manipulimi, në Ballkan veset janë kthyer në rregulla! Shqiptarët pa Perëndimin janë jetimë

by A. Q
09/09/2026 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar në prag të vendimit që pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë një vendim i pafavorshëm dhe mënyrën se si ai mund të përdoret politikisht.

Ish-deputeti dhe ish-ministri socialist thekson se zemërimi shqiptar nuk duhet të kthehet kundër Perëndimit, ndërsa ngre shqetësimin se Serbia dhe aktorë të tjerë mund të përpiqen ta shfrytëzojnë situatën për të krijuar një përplasje mes shqiptarëve dhe aleatëve të tyre perëndimorë.

Reagimi i plotë i Pandeli Majkos:

“LIRIA NUK GJYKOHET…

Urimi për pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është sot edhe një peshë!

Ky urim rëndon, pasi ai ka përballë të paparashikueshmen!

Besimi në diçka, nuk e bën atë, të vërtetë!

Gjykimi në Hagë po futet në protokollet e fundit përpara shpalljes së vendimit më 16 shtator 2026!

Pritshmëria për vendimin e Hagës është e ndarë në atë shqiptare dhe në atë serbe!

Për fat të keq, gjykimet e Hagës kanë prodhuar këtë ndjesi edhe për kombet e tjera! Në çdo rast, në njërin  krah qëndrojnë boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët kurse përballë tyre janë serbët!

“Teknika” e gjykimeve ndërkombëtare të Hagës për ti shpallur fajtorë që të gjithë, për luftën që shkatërroi Jugosllavinë, nuk kanë krijuar pajtimin e pritshëm! E kundërta është e vërtetë! Ceremonia shtetërore në Serbi, për kriminelin e luftës Ratko Mlladiç që vdiq në burgun e Hagës, ishte tregues se drejtësia ndërkombëtare nuk u konsiderua e tillë!

Ballkani ka qenë një tokë ku veset janë kthyer në rregulla!

Me rastin e daljes së vendimit gjyqësor në Hagë shpresa e politikës antishqiptare dhe “prestanomeve” të tyre, është pritshmëria për një “kryengritje” pakënaqësie shqiptare ndaj Perëndimit!

Kjo pritshmëri antishqiptare po e nxit këtë ide të bazuar në mundësinë e dënimit të drejtuesve të UÇK-së në gjykatën e Hagës!

Kjo “kryengritje” po aludohet ngadalë, por bindshëm!

Strategjia në fjalë shpreson që zemërimi shqiptar karshi një gjykate ndërkombëtare ti tregojë ata (shqiptarët) si faktor antiperëndim! Duke filluar nga Beogradi, edhe të tjerë, presin që një “vendim negativ” i gjykatësve të Hagës ta barazojë atë si qëndrim i Perëndimit karshi shqiptarëve!

Kosova mund të ndodhet përballë një manipulimi masiv i cili mund të sjelli dëme jo të vogla!

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk do të pranonin që emri i UÇK-së, jetët e humbura në luftën çlirimtare dhe emri i tyre të përdoreshin si ARMË kundër Perëndimit!

Në se ndodh skenari negativ, ai është prova e rëndë që kombi shqiptar do të kalojë në marrdhënie me Perëndimin!

Shqiptarët, pa Perëndimin, janë JETIMË!

Kjo ka ndodhur një herë, në konferencën e ambasadorëve në 1913!…

Përsëritja e historisë do të jetë që Serbia me Rusinë pas, të negociojë me Perëndimin, “kryengritjen” shqiptare!

Beogradi po pret vendimin e Hagës dhe ka rritur presionin! Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i fsheh pritshmëritë serbe kur deklaroi se “Perëndimi dëshiron të thotë se ne jemi të vetmit fajtorë dhe se duhet ta pranojmë këtë, sepse nuk ka pasur krime ndaj jush. Gjaku serb nuk ka rëndësi”! (Vini re që Vuçiç lidh vendimin e Hagës me qëndrimin e Perëndimit!…)

Pozitën serbe sot e shpejgon Dobrica Qosiç i konsideruar si “ati i kombit serb”! Ai në romanin e tij “Deobe” (1961) shkroi fragmentin e njohur: “Gënjeshtra është interes shtetëror serb… Ne gënjejmë për të gënjyer veten, për të ngushëlluar tjetrin; gënjejmë nga mëshira, gënjejmë nga turpi, për t’u inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë dhe të tjerëve… Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe provë e inteligjencës sonë të lindur.”…

Politika e Beogradit zyrtar pret që gjykata e Hagës ta shpallë gënjeshtrën e tyre si të vërtetë!

Vendimi i Hagës për shqiptarët, është një çast historik kur e kaluara kërkon dicka nga tashmja!

Historia për shqiptarët ka qenë altar i ushqyer me dhimbje dhe sakrificë!

Ajo nuk është shkruar në… gjykatë, por ka kaluar nga ajo!

Historia shqiptare i ngjan një seance të zgjatur gjyqësore! Kjo seancë ka nisur në vitin 1878 në Lëvizjen e Prizrenit! Të akuzuarit fillojnë nga Abdyl Frashëri, Isa Buletini, Ali Ibra… !

Përballë vendimit të gjykatës, këshilla më e mirë e traditës shqiptare është të flasësh vetëm kur je i sigurtë që ajo që do të thuash është më e mirë se sa heshtja!

Në Hagë sot, janë të burgosur, katër shqiptarë që kanë bërë betimin “… do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë…”

Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave!

Liria e një populli nuk gjykohet!”.

Next Post
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Betejë me flakët në 6 qarqe të vendit, harta me zonat kritike! Mbrojtja: 43 vatra në 24 orë, 13 ende aktive! Mbi 1 mijë forca në aksion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In