Teksa në orën 10:00 pritet të nisë seanca gjyqësore në Hagë ku do të jepet verdikti për 4 ish-liderët e UÇK-së, në Prishtinë mbahet fryma.
Siç shihet nga pamjet, 4 foto gjigande janë vendosur në qendër të kryeqytetit të Kosovës, ndërsa në mes të tyre qëndron një ekran i madh, ku do të jepet dhe seanca live.
Qytetarë janë mbledhur sot në shesh në Prishtinë dhe jo vetëm, ndërsa policia ka marrë një seri masash për parandalimin e çdo situate të mundshme.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi pritet të mësojnë vendimin e trupit gjykues, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur më shumë se pesë vjet.











