• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liria e medias, nuk i intereson askujt, aq më pak opozitës!

by Arbër Hitaj
04/09/2022 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

Në çdo studim ndërkombëtar apo raport mbi median, gjithnjë po del më shumë në pah raporti shumë i ngushtë që ka politika me të. Madje që në gjenezë mediat e para ishin ato që shpallnin njoftime të despotëve të kohës për tu afruar me periudhën e ilumizmit, e më pas ku media si qëllim pati një mision të vërtetë, ti shërbejë publikut dhe jo pushtetit. Shqipëria pas viteve 1990 i ka njohur të gjitha llojet e mediave, nga ato partiake e deri te ato të pavarura, por asnjëherë 100%. Nga gjobëvënëset me liccensë kombëtare, ku me kujtohet se si shkarkonin drejtora në poste publike, për të emëruar familjarë, e shumë të tjera.

Ish presidenti Çekisë pas rënies së komunizmit antikomunisti Vaclav Havel, një nga zërat më të fortë në mbrojtje të lirisë së shtypit, në ditën botërore të medias në vitin 2002, bëri një parashikim sa ogurzi dhe të vërtet, duke thënë: në të ardhmen nuk do të ketë më presion apo censurë direkte politike ndaj medias, por do të ketë çështje më komplekse që lidhen me aspekte ekonomike, që mund të ndikojnë lirinë e gazetarëve. Pikërisht në këtë etapë jetojmë, pa harruar edhe sfidën e madhe që sjell inteligjenca artificiale, që gazetarët rrezikojnë të kthehen në robo-gazetar, duke punuar më shumë para dhe me kompiuterat.

Për lirinë e medias dhe kohën aktuale ka shumë debate, për dashurinë dhe urrjetjen ndaj politikës. Një gjë dihet me siguri politika gjithmonë synon ta përdorë, dhe vice-versa, mediat ose me saktë pronarët e tyre, kërkojnë ta përdorin.  Nga manjati Australian i mediave  Rupert Murdoch, e me rradhë, asnjë nuk i ka shpëtuar këtij tundimi, por gjithmonë duke mos abuzuar me këtë liri në ekstreme, në kurriz të publikut apo vetë punonjësve e gazetarëve.

E bëra këtë panoramë të shkurtër ndërkombëtare për të kaluar në rrafshin tonë lokal. Këtu tek ne, janë pronarë mediash që ende nuk paguajnë sigurimet për gazetarët, ka nga ata që paguajnë gjysëm në banka, gjysmat në të dorë. Ndërsa kalërojnë kuaj qindja mijëra euro, apo me keq fëmijët e tyre udhëtojnë me avionë privat, apo kanë shërbëtore nga vende aziatike që as “shohin as dëgjonë”. Shkeljet janë të hapura si ligjeve, normave morale, dhe karshillëku është kolosal ndaj institucioneve. Asnjëherë institucionet se kanë marrë seriozisht këtë problem të madh, këtë plagë të gazetarëve këtu e 30 vite! Por bëjnë sikur qajnë kur cënohen pronarët, aty ku kanë dhe interesin personal!

Rasti më i fundit në Shqipëri, me prishjen e një muri dhe disa hapësirave të tjera rekreative në një hotel buzë detit, tregon edhe njëherë vulnerabilitetin që ka biznesi, që funksionon duke mos respektuar ligjet, dhe detyrimet. Tregon përdorimin që i bën politika, dhe shkeljen e syrit ndaj abuzimit të bizneseve që falë një medie apo disa, mendojnë se mund t’i lejojnë vetes gjithçka!

Pra ka dy anë të errëta, raportin abuzues biznes-politikë, por në asnjë moment nuk tregon sulm ndaj lirisë e medias apo presion. Sulmet ndaj gazetarëve apo redaksive të veçanta si ka ndodhur më herët fatmirësisht në kë episod të radhës ka munguar. Fatkejsisht mbetet problem mbivendosja e interest personal, ndaj atij mediatik apo publik. Njerëzit e thjeshtë nuk kanë nevojë të informohen live për prishjen e një pjese pa leje (sipas autoriteteve), por të dijnë përse është lejuar pa lekë në suitën e hotelit një politikan i njohur i mazhorancës (si edhe pretendohet)?

A janë përdorur lidhjet për ndonjë qëllim ekonomik apo abuzues? Asgjë nuk ka falas në këtë botë! Koha për të vërtetën asnjëherë nuk ikën!

Jam i bindur se përgjigjet e pyetjeve më lartë nuk do të dalin ndonjëherë, askush nuk është i interesuar. Katastrofale është edhe qasja e opozitës, që dje e sulmonte këtë media, se i bën freski qeverisë, sot e mbron nga qeveria! Opozita asnjëherë se ka patur problem, të futet në beteja të humbura, duke krijuar stuhi në gotë. Është e qartë një biznes i ngritur në një përqindje në paligjshmëri, ka nevoje për tolerimin e padrejtë nga qeveria. Pak muaj para zgjedhjeve një mazhorance nuk i intereson klima e acaruar me aktorët mediatik, kështu që harresa në rastin më të mirë, do të jetë kryefjala e ditëve në vijim! Dhe ajo që druaj, më shumë, që e fut vendin në një rreth vicioz që përsëritet çdo vit në këto 30 vite, është arritja e një marrëveshje! Sa për lirinë e medias, përveç gazetarëve, ajo nuk i intereson asnjërit, jo më politikës apo opozitës!

Next Post
VIDEO / Driblon të gjithë mbrojtësit dhe shënon, goli spektakolar i Leaos nga të gjitha këndet

VIDEO / Driblon të gjithë mbrojtësit dhe shënon, goli spektakolar i Leaos nga të gjitha këndet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In