• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…!

by Lutfi Dervishi
03/05/2024 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Dita e lirisë së shtypit mbetet një ditë e mirë për të parë hijet që kërcënojnë gazetarinë jo nga jashtë, por nga brenda. Një nga kërcënimet më të mëdha që kanoset sot është deformimi i prioriteteve gazetareske.

Në vend të përqëndrimit te raportimi objektiv dhe gazetaria hulumtuese, sot në modë është opinioni dhe sensacioni të cilat kanë kultivuar prej vitesh një publik që është edukuar të shfaqë përherë interes për to.

Kjo rokadë ka bërë që miti për gazetarinë këtu të mos jetë te reporteri/gazetari por opinionisti/analisti. (Një gazetar raporton atë që ka parë dhe verifikuar dhe atë që ka ndodhur në terren. Një analist/opinionist flet çfarë ndodh në kokën e tij që mund të jetë edhe krejt boshe.)

Propaganda e veshur si lajm është tjetër kërcënim për gazetarinë. Është fakt se politikanët dhe qeveritarët tashmë raportojnë vetë nga vendngjarjet, shpejt dhe bukur, njëjtë si në filma.

Madje raportojnë edhe fushatat zgjedhore nga çdo cep i vendit ku përballja e tyre me qytetarët pas katër vitesh transmetohet si të ishte një skenë dashurie, malli dhe gëzimi.

Kjo sepse është koha kur politikani bëhet vetë media dhe media e ndihmon duke shpërndarë propagandë.
Një tjetër trend shqetësues është abuzimi me “objektivitetin”. Ai tha, ajo tha.

Një raportim pa asnjë verifikim mjaft që njëri thotë një budallallëk dhe gazetari në vend që të thotë se cila është e vërteta e ndjen se duhet të balancojë duke kërkuar edhe një budallallkë nga ana tjetër.
Beteja sot më shumë se për sasi është për cilësi. Por në kushtet e cunamit informativ besueshmëria e medias cënohet nga “tufa” e “ekspertëve/analistëve” që paraqiten si autoritete në fushat përkatëse.

Në të shumtën e radhës ke të bësh me njerëz që kërkojnë vëmendje përmes medias dhe që atë të cilën thonë sot e harrojnë nesër dhe atë që thonë nesër e kanë thënë pardje.
Në vend që të ofrojnë analiza të informuara dhe të bazuar në fakte, ata shpesh përhapin opinionet personale, në stilin “kështu ma merr mendja mua” .

Në vend të sqarimit mbjellin konfuzion përmes spekullimeve, thashethemeve, dhe keqinformimit. Nuk mbajnë asnjë përgjegjësi dhe mendojnë se “ky popull këtë meriton”..
Ndërsa “Qershia mbi tortë” janë gjobvëniet të paraqitura si gazetari investigative.
Rreziqet që vijnë nga pushtetet e tjera dhe sidomos ai politik ndaj medias janë evidente dhe nuk thua asgjë të re.

Por rënia e besueshmërisë së medias (15%) ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda. Pa vendosur autokontrollin, media nuk mund të bëhet e besueshme në misionin për të “kontrolluar” pushtetet e tjera.

P.s; Kujdes, këtë shkrim mund ta gjeni në media të tjera me titull tjetër pasi nuk është përshtatur me formulën e K-ve të famshme të shikueshmërisë për të cilat bëhet luftë e vërtetë.

Next Post
Gati p/ligji ‘për gjendjen civile’, shtohen shërbimet online: Detyrim, deklarimi i vendbanimit e vendqëndrimit! Balla: Nxit regjistrimin e emigrantëve

Gati p/ligji ‘për gjendjen civile’, shtohen shërbimet online: Detyrim, deklarimi i vendbanimit e vendqëndrimit! Balla: Nxit regjistrimin e emigrantëve

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Shkrimi me i mire I Lutit ! Media e mbeshtetur mbi te verteten eshte cilesi dhe ka perkrahjen me te madhe ne opinionin publik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com