• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lira Gjika: “Balena Blu” i çon adoleshentët deri në skllavëri ndaj lojës

by Java News
16/06/2017 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Loja e rrezikshme e “Balenës Blu”, “nuk është shaka”, shkruan pediatrja e njohur Lira Gjika, e cila nënvizon se ‘loja është një kurth për jetën dhe operon në zona të ndërmjetme të psikës, të cilat vetë lojtari nuk i njeh dhe nuk kupton”, ndaj duhet pasur shumë kujdes. Prindër jini te vemendshem tek femijet tuaj dhe evitoni ndonje tragjedi per ta!

REAGIMI I PLOTE I LIRA GJIKA:

Në emisione televizive dhe rrjetet sociale, po flitet shumë për “balenën blu”, këtë lojë të frikshme që e dërgon lojtarin, natyrisht adoleshent, drejt vdekjes. Nuk është shaka, por produkt i mendjeve diabolike që nëpërmjet lojës dhe anonimatit, ndihen të pushtetshëm ndaj jetës së tjetrit. Kjo lojë bazohet në manipulimin dhe shfrytëzimin e papjekurisë psikoemocionale të adoleshentit.

Frika që mos të jetë i dështuar, kurioziteti për limitet e jetës dhe vdekjes dhe mbi të gjitha paaftësia për të kuptuar vdekjen si fund përgjithmonë. Këto janë elementët që shfrytëzon kjo lojë. Loja është një kurth për jetën dhe operon në zona të ndërmjetme të psikës, të cilat vetë lojtari nuk i njeh dhe nuk kupton. Këtu qëndron edhe ligësia e personave që e kanë krijuar.

Këto lojra e nxisin lojtarin dhe e fusin në labirinthe që ndërtojnë varësi totale ndaj lojës apo më saktë, e çojnë lojtarin deri në skllavëri ndaj lojës. Pasi arrihet pushteti i plotë fillon dhe zbatohet skenari i realizimit të aktit final vetëvrasjes. Specialistët tërheqin vëmëndjen se manipulimi i lojtarit, t’i bindet çdo urdhri me vullnetin e tij apo mos të ketë tjetër zgjidhje vetëm urdhrit të lojës, është i ndërtuar aq heshturazi sa adoleshenti nuk e ndjen manipulimin, por thjesht bindet.

Edhe një gjë, nuk është e para lojë e tillë, të paktën kjo lojë po denoncohet.

ma.me

Next Post
Avokati Vishaj: Reforma në drejtësi nuk do t’i prekë “peshqit e mëdhenj”

GREQI/ Prangoset biznesmeni, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri, u kap me 20 kg kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In