Moti i ftohtë dhe temperaturat nën zero që kanë përfshirë tashmë prej ditësh Shqipërinë, kanë sjellë për pasojë fenomene të rralla, siç është ngrirja e një pjese të mirë të liqeneve.
Mes tyre është edhe liqeni i Shkodrës, i cili ka krijuar përshtypjen e një piste të akullt patinazhi, në pjesë të ndryshme të tij.
Por nëse kjo mund të jetë kthyer atraktive për syrin e qytetarëve, nuk është kështu për biodiversitetin dhe për gjallesat që jetojnë këtu.
Sipas Drejtorit të zonave të mbrojtura Agim Dardha, vetëm në 24 orët e fundit kanë ngordhur rreth 40 shpendë si shkak i temperaturave të ulëta që kanë sjellë dhe ngrirjen e liqenit. Dardha po ashtu bën me dije se nga kjo e premte do të nisë edhe censusin e shpendëve, një proces që kryhet në të gjithë Europën gjatë kësaj jave. /java/b.d