Liqeni i Shkodrës gëzon mbrojtje të dyfishtë në letër; nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Por në realitet, ai vazhdon të ndotet nga të dy vendet. Në shumë pjesë të liqenit, bimësia ka dalë mbi sipërfaqe, ndërsa peshqit po rrallohen për shkak të ndotjes së vazhdueshme nga mbetjet toksike. Specialistët në Shkodër dhe në Podgoricë bien dakord që ndotësi më i madh i këtij liqeni është kombinati i aluminit në kryeqytetin malazez, i cili zbraz mbetjet e tij në liqenin e Shkodrës, përmes lumit Moraça.









