• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Liqeni i Fjollës/ Ermal Mamaqi “ndëshkohet” me punë në komunitet; i bashkohet Veliajt për të mbjellë pemë

by Java News
20/03/2021 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi duket se ka zgjedhur ta “shlyejë” me punë në komunitet, gjobën e vendosur para pak ditësh nga autoritetet shëndetësore për grumbullime të ndaluara gjatë pandemisë. Moderatori dhe humoristi i njohur, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kandidatin për deputet të PS, Toni Gogu, e mbyllën me batuta humori sezonin e mbjelljeve në Liqenin e Fjollës në Pezë, ku vetë aktori kontribuoi në mbjelljen e 4 pemëve të reja.

“Pasi është dënuar disa herë me gjoba, Ermali ka marrë vendim që do i shlyejë me punë në komunitet”, bëri shaka Veliaj. “Sot ai kishte ditën e tij të reflektimit, ndaj mbolli katër pemë, nga 430 mijë që ne kemi mbjellë në 5 vitet e fundit,” vijoi Veliaj.

Por, përtej humorit, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se kryeqyteti po shkon shumë afër objektivit të mbjelljes së 500 mijë pemëve. “Sot mbyllim sezonin e mbjelljeve, për ta rihapur përsëri në vjeshtë, kur të nisë sezoni normal i shirave. Kur e filluam këtë histori, kishte shumë cinizëm, si çdo gjë e bukur dhe e mirë që fillimisht sulmohet, pastaj mbështetet. Dua që në fund të këtij misioni të thuhet se “u kapën gjysmë milionë pemë, sa ishte misioni i fazës së parë të “Pyllit orbital””, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Aktori mjaft i dashur i humorit, Ermal Mamaqi u shpreh i lumtur për përmirësimin e dukshëm të jetesës në Tiranë. “Jam i lumtur kur ndihmojmë në promovimin dhe shpërndarjen e kësaj fryme të re që është krijuar. Ky është një përmirësim që po i bëhet jo vetëm kësaj zone. Unë kam një shprehje që më pëlqen shumë, që thotë: “nëse nuk po përmirësohesh, po përkeqësohesh”. Nëse një ditë nuk bëjmë një gjë më mirë, patjetër kemi bërë diçka më keq. Jam i lumtur që çdo ditë shoh që bëhet më mirë,” u shpreh Mamaqi.

Në Liqenin e Fjollës, në fund të janarit nisi mbjellja e mbi 10 mijë fidanëve lajthi, pishë, akacie, rrap, ligustër në një fushatë masive për pyllëzimin e zonës një tjetër destinacion i ri turistik në kryeqytet.

Next Post
Aleksandër Vuçiç, psikikisht është në gjendje transi

Aleksandër Vuçiç, psikikisht është në gjendje transi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com