• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Linjë e re transporti publik për banorët e Saukut dhe Farkës

by A R
24/02/2017 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Saukut dhe Farkës mund të udhëtojnë drejt Tiranës, deri te ish Stacioni i Trenit, me një linjë të re, e cila përshkon një distancë më të madhe, por me më pak para.

Bashkia e Tiranës ka vënë në punë linjën e re të transportit urban, që lidh zgjatet nga ish Stacioni i Trenit deri në Farkë, ndryshe nga më parë kur kjo linjë përfundonte në Sauk.

Shërbimi në linjën e re u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se zgjatimi i saj plotëson një kërkesë të hershme të banorëve të periferisë, por edhe të qytetarëve të tjerë që duan të vizitojnë këtë zonë.

 “Jam shumë i lumtur që mbajmë një premtim tjetër për qytetarët. Kjo ka qenë një linjë jashtëzakonisht e kërkuar sepse lidh një zonë të re të Tiranës, e zhvilluar rishtazi, me shumë banorë, që mbulon një pjesë të madhe të hapësirës universitare pranë Qytetit Studenti, me qendrën e qytetit. Kjo tani është dyfishuar duke vajtur deri te ish Stacioni i Trenit”, tha Veliaj. Ai theksoi se ashtu si edhe në shumë linja të tjera të riorganizuara, edhe me këtë linjë qytetarët do mund të udhëtojnë për një distancë më të gjatë, duke paguar vetëm një biletë dhe me një abone.

 “Pra, me një biletë të vetme, ata qytetarë që duhet të zbrisnin në qendër dhe të ndërronin autobus për të marrë një tjetër, për të shkuar në pjesën tjetër të Tiranës, sot e bëjnë vetëm me një biletë, me një abone të unifikuar, dhe fatmirësisht me 30% më shumë mjete në shërbim. Duke shtuar mjetet është shtuar edhe përdorimi dhe rezulton që të gjithë qytetarët janë të kënaqur nga sistemimi i kësaj linje”, shtoi Veliaj.

 Ai nënvizoi se veç zonave urbane, shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të propozojë zgjidhje konkrete për rregulimin e linjave të zonave rurale. Sipas tij, qytetarët do të marrin të njëjtin shërbim me të njëjtin cilësi, pavarësisht nëse jetojnë në qytet apo në periferi./b.d

Next Post
“Prit dhe pak” Dritëro! Qytetarët përcjellin me duartrokitje shqiptarin e madh (FOTO)

Agolli pak para vdekjes: Nëse rimishërohem, dua të bëhem kalë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In