• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Linjat ajrore anulojnë qindra fluturime mes sezonit të festave në SHBA

by
26/12/2021 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shtetet e Bashkuara, linjat ajrore anuluan qindra fluturime për shkak të problemeve të infektimit të personelit me COVID-19, duke krijuar kështu vështirësi për udhëtarët në sezonin e festave.

Mbi 250 fluturime janë anuluar për ditën e sotme. Për udhëtarët kjo do të thotë se do të qëndrojnë larg njerëzve të tyre të dashur, ndërsa përjetojnë kaosin në aeroporte dhe stresin e kalimit të disa orëve në radhë të gjata, apo në telefon, për të prenotuar bileta të reja.

Sipas të dhënave të kompanisë FlightAware, linjat ajrore anuluan mbi 6 mijë fluturime nga dita e premte. Këtu përfshihen rreth një e treta e fluturimeve ajrore në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa amerikanët kanë filluar të kthehen në shtëpi nga festat, disa hasën në vështirësi ndërsa udhëtonin në Ditën e Krishtlindjes.

“Ne prenotuam bileta të reja me vështirësi”, thonë dy udhëtarë për në shtetin Miçigan.

Kompanitë ajrore United, Delta, Jet Blue dhe American, anulluan qindra fluturime, për shkak të mungesave në personel, një rritjeje të infektimeve me variantin Omicron, si dhe për shkak të motit.

“Nuk ke çfarë t’i bësh. Janë gjëra jashtë kontrollit tonë. Kështu që marrim frymë thellë dhe përpiqemi të gjejmë një alternativë më të mirë”, thotë udhëtari Rick Grant.

Pati probleme edhe në rrugë. Në shtetin Minnesota u mbyll një autostradë pas përplasjes së dhjetëra makinave. Në Kaliforni, ekipet e emergjencave u munduan të heqin dherat dhe baltën e nxjerrë nga lumi El Dorado.

“Në këtë moment është mirë të shtyni udhëtimin derisa të kemi ekzaminuar më mirë të gjitha rrugët”, thotë Emily Liennen, nga Departamenti i Transportit në Kaliforni.

Autoriteti i Sigurisë së Transporteve vlerëson se deri më 3 janar do të kenë udhëtuar rreth 30 milionë amerikanë.

/b.h

Next Post
“Basha të largohet vetë nga zyra”/ Baçi nga Fieri: Në 8 janar protestë e fuqishme!

"Basha të largohet vetë nga zyra"/ Baçi nga Fieri: Në 8 janar protestë e fuqishme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In