• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës, Keri: Drejt përfundimit projekti i zbatimit

by Java News
07/07/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i zbatimit për segmentin hekurudhor Tiranë-Durrës është drejt përfundimit. Drejtori i Projekteve në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Krislen Keri bëri të ditur në një prononcim për ATSH-në se në fund të muajit gusht do të dorëzohet pranë ministrisë, projekti bashkë me paketën e tenderimit. Ai tha se vlera totale e këtij projekti është 81.5 milionë euro dhe se në forumin e Parisit që u mbajt në fillim të kësaj jave Bashkimi Europian miratoi 34.5 milionë euro grant, Ndërsa 35 milionë euro pritet të miratohen nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në muajin tetor të këtij viti.

Keri tha se është bërë një studim i mirëfilltë, pasi ndërhyrjet tashmë kryhen në kuadër edhe të procesit të integrimit europian. Studimi e ka nxjerrë këtë segment të hekurudhës shqiptare të vetmin segment me interes për transport pasagjerësh. Ndërkohë, thotë ai, segmentet e tjera janë me interes për transport mallrash. Shpejtësia e lëvizjes së trenit sipas tij, llogaritet 100 km në orë dhe do të ketë stacione të cilat do të rehabilitohen në Vorë, Sukth, Shkozet. Distanca Tiranë-Durrës llogaritet të përshkohet për rreth 30 minuta. Projekti i rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, pritet të ndihmojë në transportin e rreth 1.4 milionë qytetarëve në vit dhe 240 mijë ton mallrave.

Keri sqaroi se Banka Europiane për Ridnërtim dhe Zhvillim ka kryer studimin me vlerë 1.1 milionë euro për segmentin KAshar-Durrës, me porosi të qeverisë së mëparshme, ndërsa i është kërkuar edhe riaktivizimi i stacionit të vjetër përmes në shtese fondi nga donatori prej rreth 120 mijë eurosh.

Dy ekipe, nga ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Bashkia e Tiranës janë duke ideuar njollën se nga do të kalojë nga Kashari tek Stacioni i Vjetër i Trenit. “Stacioni i trenit do të jetë sërish në qendër” siguroi ai.
Për drejtorin e Projekteve në MTI, Keri, linja hekurudhore merr një rëndësi të madhe në kushtet kur ngarkesa në segmentin rrugor Tiranë-Durrës është shumë e lartë.

Ndërkohë, thotë ai, ky projekt synon ta sjellë standardin hekurudhor nga 60 km në orë në 100 km në orë standard ky bashkohor . Kjo sipas tij, do të evitojë vonesat. “Studimi ka llogaritur se do të kursehen në vit rreth 55 milionë euro nga koha e pasagjerëve, nëse zgjedhin të udhëtojnë përmes linjës hekurudhore”, deklaroi Keri.
Sipas tij, ky studim nuk ka parashikuar ato ndalesat që i bëhen transporit publik gjatë autostradës e që janë shumë të rrezikshme për sigurinë rrugore e për jetën e qyetarëve.
Gjithashtu, thotë ai, nuk është llogaritur amortizimi për shkak të këtyre mjeteve, pasi llogariten mbi 20 mijë kalime në ditë në këtë segment që do të reduktohen me aktivizimin e hekurudhës.

Duke folur për investimet në sektorin hekurudhor, Keri tha se po punohet mbi bazë startegjish që janë në linjë me zhvillimin e rrjeteve europiane, pra zgjatimin e rrjeteve europiane q ë quhen TENT që është Rrjeti i Transportit Trans Evropian. “Të gjitha segmentet hekurudhore , Vorë-Hani i Hotit, Durrës-Pogradec dhe lidhja me Maqedoninë janë duke marrë financim për bërjen e studimeve paraprake”, u shpreh Keri.
Linjat hekurudhore në vend janë ndërtuar në vitin 1951 te shekullit te kaluar./ ATSH/ a/k

Next Post

Futet në Vjosë për t'u larë, zhduket punëtori i pikës së inerteve në Novoselë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com