• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lindjet në 2018-ën në Shqipëri, më të ulëtat që kur ka nisur regjistrimi në 1923

by Java News
05/03/2019 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, ajo që përcakton shtesën natyrore të popullsisë, është duke ngushtuar më shpejtësi vit pas viti duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri të jetë më i lartë se i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.

Gjatë vitit 2018 shtesa natyrore e popullsie ishte 7130 persona niveli më i ulët së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të luftës së dytë botërore sipas të dhënave të INSTAT. Por të dhënat më të hershme por jo të grupuara vit pas viti tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, pasi shesta e popullsisë përgjatë viteve 1923-1945 sipas të dhënave zyrtare ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.

Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Për herë të parë numri i foshnjave të lindura ra nën nivelin 30 mijë. Numri i vdekjeve në 2018 ishtë 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore është përkeqësuar pasi rënia e lindjeve ishte më e lartë se rënia e vdekjeve.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm shtesa natyrore është duke shkuar më shpejtësi drejt zeros.

Në vitin 1990, viti i parë i tranzicionit, shtesa natyrore e popullsisë ishte gati 64 mijë persona, ose rreth 5300 fëmije në muaj. 28 vjet më pas, ky tregues ka rënë me 9 herë, duke arritur në vetëm 594 persona në muaj.

Numri i martesave në rënie dhe indeksi i fertilitetit lajmërojnë se numri i lindjeve do të jenë më rënie edhe në të ardhmen. Në Shqipëri pothuajse të gjitha lindjet vijnë në jetë përmes martesave. Numri i martesave në vitin 2017 ishte 11 për qind më i ulët e në vitin 2010. Por shumë nga martesat ndodhin me emigrantë të cilët pasi lidhin kurorë në Shqipëri më pas zgjedhin të largohen jashtë vendit. Nga ana tjetër i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra ne 1.48 fëmijë për vitin 2017. Ky nivel është me i ulet se mesatarja e fertilitetit ne Bashkimin Europian që për vitin 2016 ishte ishin 1.6.

Teksa numri i lindjeve po ulet me shpejtësi numri i vdekjeve është stabilizuar në rreth 2-22 mijë në vit. Por plakja e popullsisë do të ndryshojë shumë këtë tendencë më rritje të numrit të vdekjeve edhe pse jetëgjatësia po rritet.

Demografët lajmërojnë se rënia e numrit të lindjeve është një element i rrezikshëm për rënien e popullsisë dhe i parikuperueshëm, pasi rënie e popullsisë për shkak të emigracionit edhe mund të ketë shprese për rikuperim. /Monitor

/a.meta

Next Post
VIDEO/ Dasmorët sherr me karrige kokës për muzikën në dasëm

VIDEO/ Dasmorët sherr me karrige kokës për muzikën në dasëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

September 19, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Më 8 tetor votohet harta e re territoriale/ Mazhoranca përballë kundërshtimit të PD-së, ja ç’pritet të ndodhë

September 19, 2026
“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

September 19, 2026
32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 19, 2026
Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”

Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”

September 19, 2026
Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

September 19, 2026
Dielli te Peshqit sjell ndryshime për disa shenja të horoskopit, ja cilat do të preken

Karrierë apo martesë? Çfarë kërkojnë këto shenja të horoskopit

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com