• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lindjet me operacion, ja cili qytet mban rekord në Shqipëri

by A R
19/10/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

40% e lindjeve në Shqipëri kryhen përmes operacionit. Trendi ka pësuar rritje me 2%, ndërsa listën e kryeson qyteti i Librazhdit ku 67% e grave shtatzënë kanë zgjedhur lindjen cezariane.

Një në pesë fëmijë vjen në jetë përmes lindjes cezariane. Studimet tregojnë se ka një trefishim të lindjeve me operacion në nivel global, ndërsa ky fenomen është në rritje edhe në Shqipëri.

Rezulton se përgjatë vitit 2017, 40% e lindjeve janë kryer me intervent, duke pësuar një rritje me afro 2% krahasuar me një vit më parë.

Arben Rrugia: Një problematikë tjetër që ka çuar në rritjen e lindjeve me operacion është obeziteti. Kemi gjithashtu edhe efektin që sjell lindja e parë me operacion, ku edhe lindjet e tjera shkojnë drejt ndërhyrjes me operacion.Të gjitha gratë mendojnë se lindja me operacion është një lindje e thjeshtë dhe pa problematika, megjithatë ajo ka problematikat e saj. Është një ndërhyrje, është një intervent që mund të shoqërohet dhe me komplikacione, të cilat mund të jenë dhe fatale.

Listën e kryeson Librazhdi, ku 67% grave aty kanë zgjedhur operacionin dhe jo lindjen natyrale pasuar nga Saranda dhe më pas Berati.

Ndërsa Dibra është i vetmi qark që në katër vitet e fundit ka shënuar një rënie te lindjeve cezariane.

Por drejtori i Maternitetit “Koço Gliozheni”, Arben Rrugia, thotë se edhe në Tiranë ka një ndërgjegjësim të grave shtatëzënë për lindje natyrale.

Arben Rrugia: Ne përballojmë fluksin më të lartë të lindjeve problematike dhe ky është dhe një nga shkaqet që sjell dhe një rritje pak më tepër mbi nivelin kombëtar. Por këtë vit, në maternitetin tonë nga 40.5% që ishim vitin e kaluar, jemi diku tek 38.5%. Rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është i tillë që numri i lindjeve me operacion nuk duhet të jetë më i lartë se 15%.

Drejtori Arben Rrugia thotë se përfitimet ekonomike të lindjes cezariane, emancipimi i grave si dhe fekondimi artificial, janë disa nga shkaqet që ky fenomen ka pësuar rritje në nivel global, por nuk përjashtohen as rastet kur kjo ndërhyrje kryhet në rastet kur rrezikohet shëndeti i nënës apo bebit.

Brazili është shteti që mban rekordin e lindjeve cezariane me 78 % ,ndjekur nga Kina e më pas Turqia.

Ndërsa vendet në të cilat këto lindje janë në nivel të ulët janë Islanda, Finlanda dhe Holanda.

/OraNews/b.d

Next Post
Trafik droge nga Shqipëria, shkatërrohet banda që drejtohej nga një grua

ITALI/ Shqiptari habit policinë me justifikin si trafikant: 'Një ditë pune këtu, sa 30 ditë pune të ndershme në Shqipëri'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Turqia me destinacion Durrësin dhe vendet e BE-së, kapen në Kapshticë 6 emigrantë nga Sudanid eh Kuvajti! Ishin fshehur në trajler

Nga Turqia me destinacion Durrësin dhe vendet e BE-së, kapen në Kapshticë 6 emigrantë nga Sudanid eh Kuvajti! Ishin fshehur në trajler

October 28, 2026
Aktivisti britanik i ekstremit të djathtë shpallet fajtor për kërcënimin e dy gazetarëve në Londër

Aktivisti britanik i ekstremit të djathtë shpallet fajtor për kërcënimin e dy gazetarëve në Londër

October 28, 2026
Shkencëtarët kanë vërtetuar se dy lloje frutash kanë fuqinë të ngadalësojnë plakjen e qelizave

Shkencëtarët kanë vërtetuar se dy lloje frutash kanë fuqinë të ngadalësojnë plakjen e qelizave

October 28, 2026
Pas votimit vijnë tensionet! Izraeli përballet me negociata për qeverinë e re, Presidenti Herzog: Të shmangen zgjedhjet e tjera!

Pas votimit vijnë tensionet! Izraeli përballet me negociata për qeverinë e re, Presidenti Herzog: Të shmangen zgjedhjet e tjera!

October 28, 2026
Si e përmbysi Lula rezultatin e zgjedhjeve në Brazil; të rinjtë dhe rrjetet sociale në fokus të fushatës

Si e përmbysi Lula rezultatin e zgjedhjeve në Brazil; të rinjtë dhe rrjetet sociale në fokus të fushatës

October 28, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

October 28, 2026
Paradokse/ “Nuk mu duke si prostitutë”, 34 vjeçarja kallëzon “klientin” në Tiranë: Më kërkoi edhe paratë e hotelit!

Shfrytëzonin për prostitucion një grua, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për bashkëjetuesin dhe ‘menaxherin’ e klientëve

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, Federata e Futbollit merr vendimin e papritur, shtyhen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit!

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, Federata e Futbollit merr vendimin e papritur, shtyhen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit!

October 28, 2026
Denoncoi lidhjet e shefit të policisë me krimin e organizuar, si u vra para të birit ish-prokurori në Guatemalë

Denoncoi lidhjet e shefit të policisë me krimin e organizuar, si u vra para të birit ish-prokurori në Guatemalë

October 28, 2026
Rrugë “e re” në Tiranë-Durrës, aksi dytësor në rikonstruksion, do të mbarojë pas 5 muajsh!

Rrugë “e re” në Tiranë-Durrës, aksi dytësor në rikonstruksion, do të mbarojë pas 5 muajsh!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In