• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lindja e lexuesit si çmim për vdekjen e autorit”

by Ben Andoni
03/07/2024 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Orët e para të pasvdekjes së Kadaresë i kanë lënë vend nderimeve të shumë njerëzve; përpjekjes për të treguar afërsinë e veçantë të të tjerëve; episodeve; panegjirizmave dhe protagonizmit të shumë njerëzve syresh. Vdekje të tilla, zakonisht, tregojnë dhe pjekurinë e një kombi, në mënyrën sesi e përtyp hidhërimin, si e nderon të ndjerin por mbi të gjitha, ndikimin që i vdekuri kishte dhe tashmë e përcjell si sens metafizik nga pasjeta.

Si rrallë herë për Kadarenë këto ditë kanë sjellë përqasje me esenë e famshme të Roland Bart (Roland Barthes), “Vdekja e Autorit”. Individi që krijon është pjesë e një shoqërie, ai krijon por edhe përcjell të kodifikuar mendimin e një brezi dhe të vetë materies humane, që ai vetë sendërton me formimin dhe idetë. Për Bart do të ishte gabim që të kritikohej vetëm Autori për krijimin e tij, kuptohet pa shmangur elementin e shikimit biografik të dikujt. Ndër vite shumë krijues kanë ndërkallur elementë të narracionit, duke e shmangur vetën e parë disa herë dhe duke i dhënë jetë një mjedisi, ku Autori e humbet fuqinë sepse flet realiteti i tij, ashtu si krijues të tjerë i janë kundërvënë duke dhënë shembuj që krijuesi di të krijojë dhe të shpikë veten. Tek e fundit, në çdo gjë, fuqia mbetet tek ndikimi për lexuesin. A mundet dikush që të krijojë dhe ta bëjë lexuesin pjesë të krijimit të vet, duke u vetë-shmangur apo të krijojë Unin narrativ me elementë të tjerë. “Lindja e lexuesit duhet të paguhet me vdekjen e autorit”, na vjen mesazhi kategorik nga Bart, që do të thotë se në fund Autori ua lë kumt lexuesve dhe kohës të shikojë e rivlerësojë veprën e vet.

Ne të gjithë, që këtej e tutje, do jemi komuniteti i lexuesve të Kadaresë, në rastin e tij. Jo vetëm për kohën, por edukimin nëpërmjet veprës së tij. Ashtu, si do ta tregojë koha, fuqia e veprës së tij, sistemi arsimor, mënyra sesi do të ndryshojë antropologjia kulturore, që postulati i lartpërmendur të provohet.

Trandja ka filluar që këto ditë, kur përmendet me plot gojën dhe krenari “Prilli i thyer”, “Kronikë në gur”, “Pallati i ëndrrave”, “Përbindëshi” e shumë e shumë të tjerë, ashtu si kujtohet nga zëra të ndryshëm “Dimri i vetmisë së madhe” dhe Koncerti në fund të dimrit”. A do të lindë një lexues, përkundrejt atyre që janë rritur me veprën e Kadaresë dhe e kanë mbajtur si busull për të gjetur ndryshimin e pritshëm, që tashmë do kërkojë të gjejë strehë sërish tek Kadare në kohët e reja? Ashtu si mësohet në shkollat tona nga mësuesit e tanishëm të letërsisë (një pjesë jashtëzakonisht zhgënjyes), shtuar me studimet tona ende të frikësuara për të thënë të vërteta dhe mbi të gjitha mitizimet, ideja do të jenë sfiduese.

A mund të bëhet letërsia e Kadaresë pa emrin e Kadaresë, thjesht si letërsi?! Nuk mund të mohohet se Kadare kulmon me stilin e tij të papërsëritshëm dhe mënyrën e qasjes së problematikave të ndryshme me alegori tejet të goditura. Nëse nuk do ishte Kadare, nuk do të kishte shkrim të tyre, “por si kundër-argument përdoret fakti se në mos ai shkrimtar, shkrimin do ta sillte në jetë një tjetër. Këtë e vërtetojnë vepra të cilat në ndërtim janë mjaft të ngjashme, ajo që ndryshon është mënyra e të sjellurit të fenomenit”, shkruan Janosh Gustav te “Biseda me Kafkën”. Në fakt bashkëkohësit kolegë nuk është se arritën të zbërthenin problematika me alegori, sepse u vlente më shumë të tregoheshin besnik të metodës së Realizmit Socialist, ku edhe Kadare ka kontributin e vet. Ndërkohë ishte lexuesi që sapo shihte emrin e Kadaresë priste ndryshimin dhe mesazhin, që e kishte transkriptuar më së pari ai dhe e përcillte te lexuesi i tij. Rrallëherë ka ndodhur që në një vend pa reklama të zihej radhë dhe të bëhej çmos për të pasur librin e ri të Kadaresë, apo që shoqëria të ishte në ankth se çfarë po shkruante Kadare, sepse i duhej të maste pulsin e vet. Në një moment, ku më shumë dukej se do të “shfajësohej” përballë një numri cinikësh, Kadare do të pohonte një mesazh të madh, që është i vërtetë se: na kishte dhënë letërsi bashkëkohore në një kohë gri, ku nuk penetronte asnjë rreze drite. Teoritë e shumta të letërsisë moderne e përcjellin autorin drejt vdekjes së tij pas krijimit, por ai mbetet tek lexuesi si krijues dhe si autoritet moral. Në të gjallë, Kadare u mundua të ishte një autoritet i vërtetë moral, përveçse atij politik. Të kujtojmë së fundmi atë që bëri për Rambujenë apo epistolarin zyrtar që bëri publikisht ndaj presidentit francez Shirak në kohën e ngjarjeve të Kosovës, atëherë ai do kujtohet vërtetë shumë dhe me respekt. Por, përpjekja për theksimin e autoritetit moral për autorin ka dhe zgafella të tjera, pasi ajo përmban përditësinë e tij si qenie dhe paraqitjet e Autorit në kohë të ndryshme. Kadare kishte vende, sa i përket sjelljes së tij, ku ata që duan të kapen veçse me veprën e tij mund të kapen lirisht. Është një fashë jo e vogël shoqërore, që Autorin Kadare e mban si njeriun, që na mbushi në një kohë, kur ishte vështirë dhe të ëndërroje dhe kjo është e vërtetë, kur shikon fuqinë e veprës së tij të para viteve ’90 dhe mesazhin social dhe moral. Ndikimi që do të ketë këtej e tutje do të provojë një fakt: nëse ne të gjithë si lexues të tij do të duam t’i kthehemi apo jo?! Në të gjallë, Kadare e çoi shoqërinë shqiptare në limane, ku as nuk ëndërronte të shkonte, tashmë në amëshim do të tregojë shoqëria sesa ka nevojë për të. Kadare e plotësoi misionin e tij, që në të gjallë, sepse disa nga veprat jetonin me autorin, që e bënë të pavdekshëm. Urojmë që kritika të përballet realisht dhe të tregojë fuqinë e veprës së tij në kohë të ndryshme, ashtu si Autori të mbetet, edhe me lindjen e një Lexuesi të ri, që është cinik me Autorin. Për kombe të vegjël, kjo mbetet sfidë gati metafizike. “Lindja e lexuesit duhet ta ketë si çmim vdekjen e autorit” mund të thuhet për një Autor të madh, që ka vdekur vetëm fizikisht. Lexuesi i ri tashmë pas vdekjes së Kadaresë mund të ndërgjegjësohet për peshën e tij në Shqipërinë e gati treçerek shekulli dhe mbijetesës së artit të tij në një kohë aq të ashpër për shqiptarët. Por më shumë për një njeri, që si Autor, shërbeu me vetëdije si Ndërgjegje e Kombit. (Homo Albanicus)

 

 

 

 

Next Post
Pal Trashaj vrau veten para SPAK pasi ra pre e mashtrimit me kreditë, reagon MCA: Prej 18 muajsh nuk kishte…

Pal Trashaj vrau veten para SPAK pasi ra pre e mashtrimit me kreditë, reagon MCA: Prej 18 muajsh nuk kishte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë e kthjellët dhe e nxehtë, e marta me mot të qëndrueshëm

August 4, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

August 4, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

August 4, 2026
Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com