• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Lindja do ta dobësojë Perëndimin”/ Parashikimi i frikshëm i Nostradamus: Kundërshtari do të…

by
17/03/2022 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nostradamus vazhdon që të cilësohet si njeriu që ka parashikuar shumicën e ngjarjeve kryesore që ndodhin në botë – por a parashikoi farmacisti i shekullit XVI shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Parashikimet në rreshtin e 942 të Michele de Nostredame, i njohur zakonisht me emrin Nostradamus, që flasin për të ardhmen, shkojnë deri në “fundin e vitit” 3793. Nostradamus kishte një dhunti për të parashikuar ngjarjet e errëta, errësirën dhe shkatërrimin dhe në një moment parashikon që “Lindja do ta dobësojë Perëndimin”.

Këto parashikime kanë dalë përsëri në pah pasi që Rusia filloi një luftë duke e sulmuar Ukrainën.

Më 24 shkurt, Rusia filloi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, duke shënuar sulmin më të madh me një ushtri konvencionale në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

 

 

Në orët e para, Putin paralajmëroi një “operacion special ushtarak” dhe minuta më vonë raketat goditën Ukrainën, përfshirë Kyivin, kryeqytetin e Ukrainës.

Fillimi i kësaj lufte është dënuar ndërkombëtarisht, ku më pastaj u vendosën sanksione në Rusinë – me tentimin për të shkaktuar një krizë financiare në Rusi.

Të dy vendet u mbyllën, ka zëra dhe frikë që tensionet mund të eskalojnë ku do të dërgojnë në një skenar të Luftës së Tretë Botërore.

Megjithatë, a ka parashikuar mundësinë Nostradamus që të kemi një luftë në të ardhmen e shpejt?

Profeti francez ka shkruar në librin e tij Les Propheties, e cila është një koleksion i 942 poezive katërrokëshe që thuhet se parashikojnë ngjarjet e ardhshme.

I përshkruar si “Profeti i Kiametit”, astrologu dhe mjeku francez ka përdorur tekstet biblike dhe përvojat e tij me murtajë si frymëzim, me shumë parashikime të tij që fokusohen në urinë dhe mjerimin.

Një katërrokësh, në veçanti, konsiderohet nga shumë njerëz si paralajmërim për një luftë globale.

“Dy herë poshtë, Lindja do ta dobësojë perëndimin; Kundërshtari pas disa betejave do të dështojë në det, aty ku ka nevojë të fitojë”, thuhet në këtë varg katërrokësh të Nostradamus.

Ndër parashikimet nga 942 vargjet e astrologut francez të mesjetës është edhe një mendim i paqartë që Franca do të përballet me një kërcënim nga lindja.

Shumica janë duke e interpretuar këtë si një parashikim që konflikti i Ukrainës do ta prek edhe Francën.

“Koka blu do ta lëndojë në një shkallë kokën e bardh, sa do të jetë një e mirë e Francës për të dy”.

Megjithatë, sipas specialistit të Nostradamusit, Bobby Shailer, një Luftë e Tretë Botërore mund të ndodh “brenda disa viteve të ardhshme”.

“Nostradamus besonte se ajo do të jetë një luftë e madhe që do të zgjasë 25-29 vjet, e ndjekur me beteja të vogla”, thoshte Shailer në vitin 2021.

Megjithatë, ai shtoi, do të vije “epoka e Saturnit e cila do të zgjasë 1000 vite e ku do të ketë kohë paqeje.

Parashikime të tjera për vitin 2022 nga Nostradamus përfshinë edhe atë se bota do të vuajë nga një sulm i një asteroidi që do të shkaktojë vërshime dhe thatësira që do të shkaktojë shkatërrimin e vendeve të tëra shkaku i urisë.

Mbështetësit e Nostradamusit pretendojnë se ai deri tani ka arritur që ta parashikojë Zjarrin e Madh në Londër dhe ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit më 1933.

Megjithatë, parashikimet e tilla duhet të shikohen mirë kur krahasohen me ngjarjet historike.

Shkrimet e Nostradamus shfrytëzohen në një sërë mënyrash të gabuara”, thotë autori i emisionit në podcast, Skeptoid, Brian Dunning.

“Përkthime të paqarta dhe të gabuara, interpretime ‘kreative’, shkrime mashtruese, rrëfime fiktive dhe thyerje të kodeve inekzistente brenda katërrokëshit të tij kontribuojnë në një vëllim të madh veprash, të gjitha të gabuara, ndonjëherë më vëllim shumë më të madh sesa ka shkruar Nostradamus”.

/b.h

Next Post
Kthesë e papritur! Ministri ukrainas ‘shuan’ shpresat për fundin e luftës

Kthesë e papritur! Ministri ukrainas ‘shuan’ shpresat për fundin e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të vrarë nga lufta në Kosovë, Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13,227 viktimave

Të vrarë nga lufta në Kosovë, Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13,227 viktimave

July 29, 2026
Rikthimi i telenenovelës që shënon fundin e protestës

Rikthimi i telenenovelës që shënon fundin e protestës

July 29, 2026
Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

July 29, 2026
Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës në Itali, arrestohet shqiptari. I gjenden drogë, 7 mijë euro cash dhe peshore

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës në Itali, arrestohet shqiptari. I gjenden drogë, 7 mijë euro cash dhe peshore

July 29, 2026
Rezervati i zogjve shtegtarë i arkipelagut Changshan në Kinë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore të UNESCO-s

Rezervati i zogjve shtegtarë i arkipelagut Changshan në Kinë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore të UNESCO-s

July 29, 2026
Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

July 29, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

July 29, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Nëna Liza si anatomia e një proteste që kërkon t’ia nisim prapë nga e para

July 29, 2026
Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

Bislimi: Protestat në Shqipëri duhen hetuar, ka përpjekje për destabilizim

July 29, 2026
Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com