• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lindi “Autochthonous”

by
24/09/2015 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lindi “Autochthonous”

Një “banner” që bëhet simbol, një emër që do të jehojë për shumë kohë: Autochthonous! Frrok Bardhi nuk e kishte menduar kurrë se, ngjarjet e ndeshjes Serbi-Shqipëri do të përcaktonin emrin e fëmijës së tij, që ende nuk kishte lindur.

“Asokohe, nusja ka qenë dy muajshe shtatzënë. Që në atë moment e kisha ndarë mendjen dhe e kisha vendosur që do t’i vija këtë emër djalit tim”, thotë Frroku.

Emocionet e 14 tetorit 2014 i përjeton ende në të njëjtën mënyrë, e sërish nuk mungojnë lotët.

“Çdo shqiptar në botë, atë natë është bërë me zemër. Çdo shqiptar që është me të vërtetë patriot. Ai është flamuri më i bukur në botë”, tregon më tej me emocione Frroku.

Frrok Bardhi, ndjenjën e atdhedashurisë e ka të trashëguar ndër breza në familje. Gjyshi i tij ishte pjesë e luftës italo-greke dhe e ka rritur me historitë, sesi është dëbuar me dhunë popullsia shqiptare e Çamërisë nga trojet etnike. Ideja që djalin e tij të dytë ta quajë Autochthonous i ka hapur jo pak probleme edhe në Gjendjen Civile.

“Në fakt unë ia kam vënë këtë emër për qejfin tim. Kam pasur shumë probleme për t’ia vënë këtë emër, sepse nuk po pranonin punonjësit e Gjendjes Civile dhe kishte frikë se mos do t’i fliste dikush, apo do ta kritikonte. Mesa di unë, është interesuar deri edhe te drejtori i Përgjithshëm i Post-Telekomunikacionit, sepse nga ajo varen drejtoritë e Gjendjes Civile. Më pas u bind dhe ia regjistroi emrin ashtu siç doja unë”, thotë i ati.

Etleva, bashkëshortja e Frrokut, kishte menduar tjetër emër.

“Unë kisha dëshirë t’ia vija emrin Alean, e lexova në internet dhe kishte kuptimin e dhuratës nga Zoti. Frroku nuk donte të ma prishte qejfin, por kur lindi djali më tha se atij i pëlqente emri Autochthonous. U habita për pak, por e pashë që e kishte me shumë qejf dhe pranova, i thash ta gëzonte këtë emër”, thotë e ëma.

Në shtëpinë e Frrokut, që në hyrje të shoqërojnë simbolet kombëtare. Në ambientet e brendshme mban të ekspozuar më shumë se 400 objekte me mesazhe patriotike. Për të nuk ka qenë aspak e vështirë edhe të përballet me reagimet e ndryshme, përse vendosi këtë emër për të birin.

“Të them të drejtën e kanë pritur në mënyra të ndryshme dhe nga më të habitshmet. Ka pasur njerëz që ma njohin shpirtin dhe karakterin, dhe këta e kanë pritur me shumë gëzim e dashamirësi; por ka pasur edhe njerëz që më kanë provokuar në punë, në lagje apo në shoqëri”, rrëfen më tej Frroku.

Të gjithë në familjen Bardhi janë të lumtur me Autochthonousin. Motra më e madhe, Arbëria, e po ashtu vëllai, Everesti, duan ta shohin futbollist më të voglin e familjes.

“Dua të stërvisim për t’u bërë futbollist. Që në moshën 1-2 vjeçare do t’i blejmë kostum futbolli dhe do ta stërvis gjatë gjithë ditëve që të bëhet një futbollist”, shprehet djali tjetër i familjes, Everesti.

Mjeku, me një ndjenjë të madhe patriotike, e ka menduar edhe sesi do t’i përgjigjet djalit të tij, nëse do t’i kërkojë arsyet se përse zgjodhi këtë emër.

“Nuk besoj se do të ndodhë kjo, sepse unë do ta rris në frymën patriotike, për flamurin, kombin dhe atdheun. Ndaj besoj se ai do të jetë shumë krenar për këtë emër”, përfundon i atij.

Next Post

Kur propozimet e PD për drejtësinë ngjajnë si dy pika uji me ato të PS! (Krahasimet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In