• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Linda Halimi rrëfen paragjykimet për bashkëshortin e saj me ngjyrë

by A R
07/01/2017 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Linda Halimi, fituesja e festivalit të fundit në RTSH, ka qenë e ftuar pasditen e djeshme në programin “Rudina”, në Tv Klan, për të rrëfyer emocionet e fundit pas trofeut, përgatitjet e nisura për variantin e këngës së saj në Eurovision, si dhe projekte të tjera të reja që e presin gjatë këtij viti.

Por, ndër të tjera, këngëtarja nga Kosova ka treguar më shumë edhe për marrëdhënien e saj me bashkëshortin Davon Edwards, njohja dhe më pas lidhja me të cilin nuk kanë kaluar pa paragjykime. Për njohjen, Linda kujton: “Jemi njohur shumë rastësisht. Kam qenë duke kënduar një natë në Prishtinë dhe qëlloi që ishte edhe ai aty. Ka qenë shumë shok me Dj Blunt, shumë i njohur nga Kosova, kishin ardhur bashkë për të parë se si performoj. Dj Blunt i kishte treguar se unë këndoja shumë bukur dhe duhet të vinte më të shihte dhe pastaj ai u bë fans i imi. Pas 6-7 muajsh që kemi qenë miq e kemi pasur kontakte, lindën gjërat natyrshëm….” – tregon Linda për fillimin e lidhjes.

E pyetur për “përplasjen” e kulturave dhe për përballjen me paragjykimet, Linda thotë se tashmë ajo ka fituar imunitet. Si e para këngëtare që ka thyer ҫdo tabu, ajo as nuk e fajëson popullin shqiptar që e vuri me “shpatulla pas murit” për zgjedhjen e jetës së saj: “Paragjykime kam ndierë gjithë kohën, madje tashmë jam bërë imune ndaj tyre, mirëpo nuk mund ta fajësoj popullin shqiptar që paragjykon. Ne nuk kemi pasur mundësi të dalim jashtë dhe të jemi më mendjehapur. Megjithatë, ata që më njohin dhe që e dinë se ҫ’karakter kam, më kanë mbështetur. Për mua jemi të gjithë njerëz si racë dhe nuk bëjmë dallimin e ngjyrave. Familja ime më ka mbështetur gjithë kohën, sepse ata kanë respektuar zgjedhjen time. Ai është një person që më rri gjithmonë mbrapa. E kam si asistent personal. Ai i do, ndoshta edhe më shumë se unë, sukseset e mia, është gjithmonë aty, ndaj jam shumë e lumtur për këtë.”

Davon ka lindur në Amerikë, por me origjinë është nga Xhamajka. Ndaj edhe planet e ҫiftit për një ceremoni martese, së shpejti, janë në një ishull në vendlindjen e tij: “Kemi bërë kurorëzimin në New York, por ceremoninë akoma jo. Familja ime jeton në Zvicër, ndaj nuk vijnë dot. Kemi probleme me vizat. Plani i dasmës është në Xhamajka, po mendojmë që ta bëjmë në ishull ceremoninë….”

Nëse familja do të shtohet me një pjesëtar të ri, është akoma herët për të folur. Linda tregon se i do shumë fëmijët, por akoma nuk ëhstë e gatshme për t’iu përkushtuar: “Ndoshta kur të mbush 30 vjeҫ” – thotë ajo me dëshirën se edhe ky moment në jetë duhet të jetë i menduar mirë. Për momentin, ajo ka shumë projekte që e presin dhe një kompeticion në të cilin nuk do të prezantojë vetëm veten, por edhe Shqipërinë e Kosovën.

Next Post
Rama pret ambasadorët: ‘Zero probleme’ me fqinjët, por kjo nuk na ndalon që të prekim të shkuarën

“La Repubblica”: Në disa fshatra shqiptarë valëvitet flamuri i ISIS. Rama: Gënjeshtër e madhe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In