• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Linda!

by Java News
04/02/2018 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Juela Meçani

Janë disa njerëz të cilët shëtisin gjatë në jetën tonë, por pa lënë asnjë gjurmë. Për të qenë janë, por nëse nuk i sheh ose takon, nuk ndjen asnjë mungesë. Janë disa të tjerë, nëse ke lindur me fat, të cilët për një periudhë të shkurtër të jetës, në një moment të vështirë ose thjesht jo të bukur të jetës, lënë një gjurmë të thellë, i japin kuptim optimizmit për të jetuar, për të ecur përpara, t’i bëjnë më të lehta ditët që numërohen, ke guxim të bësh plane.

Ne gazetarët jemi mësuar në rutinë të shkruajmë për emra të njohur, personazhe publikë, shumë politikë e pseudopolitikë, shumë art e pseudoart, ca sport me pikatore dhe kaq. Jo keq sepse i drejtohemi një publiku të gjerë që duhet të ketë interes. Madje po shtohen edhe raste që shkruajmë për njerëz të thjeshtë, që kanë halle, që nuk gjejnë veten, që po u bëhet jeta gjithmonë e më e vështirë. Por unë u ula e sa vura gishtat në tastierë, kisha vetëm një meditim, desha të shkruaj për Lindën. E hasa në jetën time në një nga ato eksperiencat e punës, ku fati ose ndërrimet politike, të shpien pa dëshirë. Sforcohen rrethanat dhe përfundon në një ambient që nuk e njeh, e të del përpara një Lindë. Elegante, me flokët ngjyrë gruri, buzë të bukura natyrale, sy me ujëra, pa asnjë shenjë grimi në fytyrë, veshur me një fisnikëri habitëse.

Buzëqeshjen e saj nuk do ta harroj kurrë, as zërin e plotë, as të folurën e një shqipeje të pastër. Lindën e pata kolege për një vit, një vit të vështirë të jetës, e po të mos kishte qenë ajo dhe shoqet e saja, nuk do të kisha rezistuar. Ja pra që një Lindë, me qytetarinë e saj, me një pozitivitet që të tundte nga themelet, me dashurinë e saj për familjen, të bukrën dhe jetën, bëhet sebep i rezistencës tënde çdo mëngjes. Nuk është ky nga ato rastet kur të gjithë flasin mirë kur dikush niset drejt qiellit, por është nga të paktat raste kur të vijnë në buzë vetëm fjalë vlerësimi. Kur mësova se nuk ishte më mes nesh, se nuk do e kisha më një telefon larg nëse do të doja pak injeksion shprese, e para gjë që mendova ishte se është një padrejtësi e madhe ndaj shoqërisë shqiptare.

Ishte vetëm 29 vjeç Linda, por i kishte të rralla shoqet. Kishte njohur, zgjedhur, mbrojtur dashurinë e parë e të vetme të jetës, për të cilën përpiqej çdo minutë, me respekt e me një amvisëri prej zonje të madhe. Kishte sjellë në jetë një djalë të bukur, për të cilin linte pas veten në çdo moment, gatuante Linda, diskutonim për receta speciale, sepse kështu ishte Linda, dashuronte çdo shije. Kujdesej për shtëpinë, për folenë e dashurisë së saj deri në detaj. Adhuronte të priste miqtë në shtëpi, me elegancë dhe hijeshi, si një amvisë e sprovuar.

Nuk harronte as edhe një sekondë të rrinte pranë familjes së saj, babai, nëna, motra, intelektualë, fisnikë, njerëz të kultivuar por që qëndronin gjithmonë të lidhur, në të mirë e në të keq. Nuk e dëgjova kurrë të ankohej, të shprehte një trishtim, të shante dikë, të kishte xhelozi. Lindën e shikoja të bëhej copash për të tjerët e në darkë të gjente forcën e të gëzonte edhe veten dhe familjen e saj. Lindën kurrë nuk e mendoja të mundur nga dikush apo nga diçka. Në botën e saj për të cilën kishte luftuar aq shumë ta ndërtonte, nuk do të kisha menduar kurrë se do të vinte një përbindësh i pabesë, një sëmundje që do i merrte jetën.

Në këto ditë, pasi bie heshtja, dhimbja e të gjithëve që e njohën nuk merr dot emër apo fjalë. Por unë sot e kam një urim, për të gjithë. Uroj të jeni me fat e të ndesheni me një Linda në jetën tuaj. Përpara gjurmës që ajo la, në thjeshtësinë e saj, gjunjëzohen personazhet publikë, Vip-a të sajuar, pështirosja e këtij vendi në vrap tranzicioni të përjetshëm, sepse Linda ishte ajka e këtij vendi, që do të ketë shpresë ringritjeje vetëm po të ketë qoftë edhe pak vajza të reja si ajo. Sepse Linda ishte ajo, aristokratja në shpirt e në zakone!/AFP

Next Post
FOTOT/ Moti i keq, Rama: Gjithë strukturat e shtetit janë në terren

FOTOT/ Moti i keq, Rama: Gjithë strukturat e shtetit janë në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

February 18, 2026
I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

February 18, 2026
‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

February 18, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Nisja e muajit të Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

February 18, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

February 18, 2026
Fjala e plotë e Hashim Thaçit në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim

Fjala e plotë e Hashim Thaçit në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim

February 18, 2026
Salianji në Berat: Qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë

Salianji në Berat: Qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë

February 18, 2026
Rama publikon fotot: Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan po merr formë në një godinë moderne

Rama publikon fotot: Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan po merr formë në një godinë moderne

February 18, 2026
Lagarde drejt dorëheqjes nga BQE, FT: Ikën para përfundimit të mandatit të Macron

Lagarde drejt dorëheqjes nga BQE, FT: Ikën para përfundimit të mandatit të Macron

February 18, 2026
Mbështetje financiare me pagë minimale për 444 studentë ekselentë dhe programeve prioritare, Kumbaro: Viti 2025-2026 shënon kulmin e kësaj politike

Mbështetje financiare me pagë minimale për 444 studentë ekselentë dhe programeve prioritare, Kumbaro: Viti 2025-2026 shënon kulmin e kësaj politike

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In