Nga Erjon Çiku
Investigatorët privatë kanë ekzistuar që para 150 vjetësh. Agjensia e parë private është hapur në Francë në vitin 1833. Në vitin 1850, Allan Pinkerton formoi Agjencinë Kombëtare Pinkerton të Dedektivit Privat , e cila u bë shumë shpejt një ndër agjencitë më të famshme në fushën e investigimeve private në Shtetet e Bashkuara. Agjencia Pinkerton mori famë pasi kontribuoi fuqishëm në fushën e zbatimit të ligjit dhe investigimeve të ndryshme. Imazhi i “syrit privat”, i njohur në botë si një ndër imazhet që karakterizon këtë profesion, është krijuar pikërisht nga Agjencia Pinkerton.
Investigatorët privatë kanë ekzistuar që para 150 vjetësh. Agjensia e parë private është hapur në Francë në vitin 1833. Në vitin 1850, Allan Pinkerton formoi Agjencinë Kombëtare Pinkerton të Dedektivit Privat , e cila u bë shumë shpejt një ndër agjencitë më të famshme në fushën e investigimeve private në Shtetet e Bashkuara. Agjencia Pinkerton mori famë pasi kontribuoi fuqishëm në fushën e zbatimit të ligjit dhe investigimeve të ndryshme. Imazhi i “syrit privat”, i njohur në botë si një ndër imazhet që karakterizon këtë profesion, është krijuar pikërisht nga Agjencia Pinkerton.
Por të ndalemi në kontekstin shqiptar, periudha e gjatë e tranzicionit ka mbartur në vetvete problematika të mëdha, veçanërisht në dy fusha kryesore, atë të sundimit të ligjit dhe qëndrueshmërisë dhe rritjes ekonomike. Mungesa e burimeve njerëzore që do të kryenin hetime të mirëfillta, ka sjellë, jo në pak raste, gjykimin e çështjeve mbi baza jo faktike dhe reale. Nga ana tjetër një numër i jo i vogël individësh i shmangen detyrimeve financiare që kanë ndaj palëve të treta, siç janë p.sh., pagesat e kredive, borxheve, detyrimeve të tjera financiare, edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve është vënë re se, subjektet që mbartin borxhe të mëdha kanë mundësi për t’i shlyer ato, por thjesht nuk duan. Por, shmangia e pagesave që lidhen me detyrimet financiare përkeqëson ndjeshëm statusin ekonomik të bankave, kompanive tregtare dhe individëve. Sot më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të zhvillojmë sensin e ndergjegjësimit tek njerëzit, që askush të mos i shmanget detyrimeve që ai ka ndaj palëve të treta. Ndërsa çdo kush sot i’a vlen të ndihet i sigurt, se me shërbimet e dedektivit privat, do të marrë atë çfarë i takon. Pikërisht ky Institut vjen si kontribut në vendosjen e drejtësisë dhe jo pa qëllim motoja e tij është “fakte të vërteta për vendime të drejta”.
Ne jemi mësuar të indentifikojmë një dedektiv privat me Agjentin 007, ose Sherlock Holmes? A personifikojnë këto figura atë çfarë bën në realitet një dedektiv privat?
Në saj të librave, filmave dhe emisioneve televizive, shumë njerëz kanë krijuar në mëndjen e tyre një imazh-stereotip të dedektivit privat. Ata janë mësuar të përfytyrojnë një dedektiv privat që punon në një zyrë të vogël e të errët, e mjegulluar nga tymi i cigares, ndërsa bën një xhiro në lagjet e pasura të qytetit për të takuar klientë, shpeshherë gra, të cilat janë kapur dikur “në flagrancë” për veprimet e tyre. Ky stereotip thellohet edhe më tej, duke e projektuar imazhin e dedektivit si hetues që gjen prova mbi keqbërësit, ku merr informata nga dëshmitarë dhe kalimtarë të ndryshëm, e ndonjëherë me ndihmën e preteksteve dhe identifikimi të rremë. Por ky është thjesht një stereotip, ku më së shumti kanë ndikuar figurat kinematografike si Sherlock Holmes apo Philip Marloëe. Në realitet, duhet të ndajmë veprimet aksion, si në fimat hollivudianë, nga faktet reale. Investigatorët privatë janë njerëz të paguar për të mbledhur fakte. Ndryshe nga detektivët e policisë ose hetuesve të skenave të krimit, ata zakonisht punojnë për qytetarët privatë apo bizneset e jo për qeverinë. Edhe pse ndonjëherë ndihmojë me ekspetizën e tyre në zgjidhjen e krimeve, ata nuk janë zyrtarë të zbatimit të ligjit. Puna e tyre është të mbledhin informacion, jo të arrestojnë apo të ndjekin penalisht kriminelët.
Pra, ju po thoni se aty ku nuk bëjnë punën institucionet shtetërore me mbledhjen e informatave, hyn dedektivi privat me ekspertizën e tij?
Në botën reale, klientët i drejtohen investigatorëve privatë për ndihmë, për shkak se informacioni që ata kërkojnë nuk është nën juridiksionin e policisë. Ata gjithashtu mund të jenë të frikësuar apo ndihen të paaftë për të kërkuar ndihmën e policisë. Në disa portretizime, klientët kanë provuar të punojnë me autoritetet e zbatimit të ligjit, por nuk janë të kënaqur me rezultatin. Shpesh, klientët kërkojnë të dinë më shumë rreth pronës së humbur apo të vjedhur; fajtorët e vërtetë të një krimi të pazgjidhur; të afërm apo miq të zhdukur; kërkimin e personave që nuk kanë shlyer borxhet e tyre; të konfirmojnë dyshimet nëse partneri i tyre i biznes nuk është i ndershëm; vjedhjet që mund të ndodhin në ambientet e kompanisë etj.
Edhe pse klientët e vërtetë nuk janë vajzat tipike që shfaqen në skenat aksion të hollyëoodit, llojet e rasteve që hasen shpesh nëpër filma dhe libra janë gjithashtu të zakonshëm në jetën e vërtetë. Puna e një investigatori real bazohet në kryejen e investigimeve, mbikëqyrjes, kërkimeve për njerëzit e zhdukur. Investigatorët dërgojnë në destinacionin e duhur dokumenta të ndryshme ligjorë, duke i njoftuar njerëzit të ndjekin në kohë proçedurat ligjore, me qëllim shmangien e penalizimeve. Por edhe detyrat që ushtrojnë investigatorët ndryshojnë në bazë të ekspertizës së tyre. Dikush është i specializuar në vjedhjet e pronësisë intelektuale, dikush tjetër në shërbimin e dokumentave ligjorë dhe gjetjen e adresave. Veçanërisht nuk mungojnë as rastet kur pronarët e ambienteve të ndryshme kontraktojnë një investigator privat për të hetuar nëse qeramarrësi është duke e shfrytëzuar pronën sipas kontratës, apo e shfrytëzon atë për qëllime të tjera. Investigatori kërkon prova fizike të cilat konstatojnë shkeljet si p.sh., një qeramarrës e shfrytëzon ambietin për biznes, ndërsa ka deklaruar se e shfrytëzon objektin e qerasë për banim.
Mbledhja e informacionit dhe paraqitja e fakteve varet shumë edhe nga intuita e investigatorit profesionist. Zgjidhja me sukses e një çështjeje fillon me planifikimin dhe analizimin, ku vetë Investigatori diskuton rastin me klientin dhe përcakton nëse kjo është e ligjshme, etike dhe e mundshme për t’u zgjidhur. Gjithashtu të kryejë hetimin, mbledhjen e provave në mënyrë të ligjshme dhe paraqitjen e këtyre të fundit në gjykatë, nëse kërkohet një veprim i tillë.
Sa terren gjen ushtrimi i këtij profesioni në tregun e punës?
Investigatorët profesionistë punojnë me dhe për avokatët, bankat tregtare, agjensitë përmbarimore, fondacionet, bizneset, si dhe publikun e gjerë për çështjet që lidhen me problemet ligjore, financiare ose personale. Ata ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet, me përgjegjësi civile, si në rastet e lëndimeve personale, pretendimet fallco mbi sigurimet, zbulimin e aseteve të fshehura etj. Pra, ata janë të punësuar të investigojnë individët, për të provuar ose hedhur poshtë pabesitë e tyre. Detyrat e invetigatorit varet nga nevojat e klientëve, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë të specializuar për çështje të ndryshme. P.sh., një nga specializimet më të pëlqyera është investigatori ligjor. Ata specializohen për çështjet që lidhen drejtpërsëdrejti me gjykatat dhe zakonisht punësohen nga firmat ligjore. Ata ndihmojnë në përgatitjen e mbrojtjes penale, gjetjen e dëshmitarëve, dërgimin në destinacion të dokumentave ligjore, mblidhjen e prova të reja etj. Investigatorët gjithashtu mbledhin informata për palët, dëshmojnë përpara gjykatës, si dhe përgatisin raporte të mirëfillta që shërbejnë si prova të ligjshme për t’u paraqitur në gjykatë. Praktika botërore na jep shëmbuj të shumtë, ku vetëm në Shtetet e Bashkuara ka rreth 150 mijë agjensi investigimesh private, ndërsa Izraeli i cili është i përafërt në numër popullsie me Shqipërinë, rreth 5 milionë banorë, ka mbi 2000 agjensi. Sot, gati një e katërta e investigatorëve privatë në Shtetet e Bashkuara janë të vetë-punësuar. Pjesa tjetër punojnë për llogari të institucione financiare, apo ligjore. Shumë investigatorë zgjedhin një fushë të veçantë të hetimit, bazuar dhe në shkollimin e tyre. Për shembull, dikush me një diplomë në biznes mund të bëhet një invetiguesh korporatash. Një investigator i diplomuar në njohjen markave tregtare mund të fokusohet në vjedhjen e pronës intelektuale. Një kontabilist publik i çertifikuar mund të specializohet në hetimin financiar. Këto shifra të larta dhe fakte tregojnë qartë mbi rëndësinë që zë ky profesion në praktikën e shumë shteteve.
Çfarë ofron ky Institut për të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan të startojnë karrierën e tyre si investigator profesionist?
Të punosh si investigator profesionist është sa interesante, aq emoçionuese dhe intriguese. Është ndër karrierat më të dëshiruara për djemtë dhe vajzat sot për sot. Pavarësisht krizës së punësimit me të çilën përballet ekonomia botërore, karriera e investigatorëve privatë duket se nuk njeh rënie. Përshkallëzimi i nivelit të krimeve, mashtrimeve dhe vjedhjes, do të thotë një kërkesë më e lartë në tregun e punës për kontraktimin e Investigatorëve Profesionistë. Në këtë konteskt vjen për herë të parë në Shqipëri Instituti Shqiptar i Dedektivit Privat, si pjesë e Rrjetit të Investiguesve Profesionalë me qendër në Londër dhe i lokalizuar tashmë në zonën e ish-bllokut. Ai është i pari Institut trajnimi, në llojin e tij në Shqipëri, që ofron program mësimor bashkëkohor të bazuar në praktikat më të mira të shkollave investigative në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Programi i Institutit i është nënshtruar gjithashtu kontrollit të jashtëm nga Drejtoria e Politikave pranë inspektoriatit të Punës dhe i liçensuar nga Ministria e Mirëqënies Soçiale dhe Rinisë. Sot, karrierat e vlefshme profesionale kërkojnë vite të tëra arsimimi dhe trajnimi, por me ndjekjen e arsimit professional pranë Institutit të Dedektivit Privat zgjat nga 6 deri në 9 muaj.